Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ferri i dëborës – a ka faj vetëm natyra?

Foto: BGNES
Fatkeqësitë sikur e kanë marrë në nishan Bullgarinë. Pas serisë së përmbytjeve në tërë vendin që lanë qindra familje pa strehë, në fillim të marsit vendi u përfshi në një fatkeqësi të re prej dëborës. Pirgjet e dëborës  në Bullgarinë Jugore arritën në 2 m. Kishte turistë të bllokuar në malet Rodopi, rrugët pastroheshin me teknike ushtarake, ndërsa makina të specializuara transportonin të sëmurët. Qindra vendbanime të vogla mbeten më se një jave pa rrymë elektrike për shkak të kabllove të shkëputur. 

Pasi kaloi shoku i parë i ferrit të dëborës në malin Rodope erdhi koha për të shtruar pyetjet e rëndësishme. Si është e mundur një shtet evropian i cili pretendon të zhvillojë teknologjitë moderne të mos jetë në gjendje të përballojë problemet me reshjet disaditore të dëborës? Bora mbuloj një rajon malor, i cili duhej të ishte i përgatitur për një dukuri të tillë meteorologjike gjatë dimrit. Si është e mundur një kompani energjetike e rangut më të lartë, siç është pa dyshim ajo austriake EVN, të duket e pafuqishme në situatën e përçuesve të shkëputur nga dëbora? Si është e mundur në shekullin e XXI rryma elektrike në fshatrat rodopëse të arrijë tek abonentët  përmes  kabllove të kapur mbi shtylla të drunjta të kalbura prej kohe, në vend që të kalojnë nën tokë siç kërkojnë standardet moderne? Shkaku është i qartë – mungon çdo lloj  veprimtarie preventive, pjesë prej së cilës është ndërrimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike i cili është i amortizuar moralisht dhe teknikisht.

Mbi 200 km prej rrjetit elektrik u prish për shkak të trashësisë së dëborës. Sipas ekspertëve energjetikë, Operatori energjetik duhet të investojë në rivendosjen  e sistemit së paku 40 mln euro me aktiv prej 1 mlrd euro, duke pasur parasysh se gjatë dy vjetëve të fundit nuk është parashikuar asnjë levë për riparimin e rrjetit. Ndërsa Kryetarja e Rregullatorit Energjetik Svetlla Todorova deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare, se edhe shoqëritë private të shpërndarjes së energjisë elektrike duhet të investojnë në këtë rrjet, pavarësisht a ka fatkeqësi apo jo. Ajo nuk përjashtoi mundësinë, që shoqëritë private  energjetike  të kërkojnë rritjen e radhës të çmimeve të korrentit nga muaji korrik pikërisht me këtë argument. Por pse që tani? Pse  edhe në këtë fushë pas privatizimit kontrolli nuk ishte efektiv? Valle, shoqëritë private energjetike a nuk e kanë analizuar gjendjen e rrjetit të tyre dhe a nuk kanë menduar të rinovojnë? Dhe në qoftë se është kështu, pse organet kontrolluese nuk i kanë sanksionuar? Investimet në këtë sektor gjatë viteve të fundit janë ulur sistematikisht me një qëllim të vetëm: të ruhet në mënyrë artificiale çmimi i ulët i rrymës eklektike në vendin më të varfër të BE, ku tregu energjetik vazhdon të jetë i rregulluar, me gjithë politikën e BE. Java e kaluar tregoi qartë, se në fund të fundit të prekur janë njerëzit e zakonshëm, të cilët me siguri me çmimin e rritur të energjisë elektrike do të mbulojnë edhe faturat për dëmet e shkaktuara nga dëbora.

Përgatiti në shqip: Sofia  Popova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD