Më se gjysma e popullsisë së Tokës jeton në rajonet e qyteteve. Vendbanimet më të mëdha janë tepër të prekshme nga ngrohja globale, fenomen ky i cili tashmë del në pah. Si të përshtatemi me ato ndryshime dhe si duhet të sillemi? Përgjigjen e këtyre pyetjeve kërkuan pjesëmarrësit në një diskutim organizuar nga Ambasada e Francës në vendin tonë. Takimi është pjesë e një sërë veprimtarish lidhura me përgatitjen e Konferencës së 21-rë të OKB-së për ndryshimet klimatike, që do të mbahet në Paris në fillim të dhjetorit.
Parashikimet e ardhshme për klimën nuk janë të mira. Erdhi koha të kuptojmë, se jeta e banorëve të qyteteve të mëdha do të ndryshohet rrënjësisht. Dhe kjo do të ndodhë më shpejtë, se sa dëshirojmë. Parashikimet janë për rritjen e shpejtë të temperaturës mesatare, për rritjen e nivelit detar dhe për shtimin e shpeshtësisë së kataklizmave natyrore, gjë që e kërcënon funksionimin normal të jetës urbane. Në këtë situatë çdo shtet duhet të ndërmarr masa urgjente për parandalimin e pasojave të ngrohjes globale. Të ulen emisionet e gazrave të serrave me 40 për qind kundrejt të ashtuquajturit “viti bazë 1990” dhe të mos lejohet rritja e temperaturës mesatare me më se 2 gradë kundrejt niveleve para zhvillimit industrial. E tillë është pozita e BE-së, formuluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, që u zhvillua para disa ditësh në Bruksel.
“E gjithë kjo kërkon politika konkrete në nivel vendor! – theksoi gjatë diskutimit në Sofje ministrja e ambientit rrethues Ivelina Vasilleva. – Në Programin e ri Operativ “Ambient Rrethues” parashikojmë prioritete të reja, që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës. E vëmë theksin mbi menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe pasojat nga rrëshqitjet. Kështu të gjitha mjetet që lëshohen nga BE-ja duhet të shfrytëzohen në përputhje me këtë politikë. Bëhet fjalë për 20 për qind të resurseve evropiane të lëshuara për financimin e programeve të ndryshme. Ato mjete detyrimisht do të shfrytëzohen për kufizimin e ndryshimeve në klimë.”
Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore të qyteteve. Të mos harrojmë, se territoret e urbanizuara prodhojnë deri në 80 për qind prej emisioneve të serrave në përmasë botërore. Në të njëjtën kohë, qytetet modern konsumojnë 80 për qind nga burimet energjetike të planetit. Si të përballojmë këtë situatë kritike? Sipas drejtorit të planit për klimën të qytetit francez Tuluza Klemen Koen, tashmë duhet të ndryshojmë mënyrën e mendimit dhe të shfaqim më shumë përgjegjësi ndaj sfidave globale. Ja se çfarë tjetër theksoi zoti Koen: “Sofja dhe Tuluza qëndrojnë para problemeve të njëjta, duke përfshirë edhe pallatet e përbashkëta të banimit. Në ta të gjithë banorët janë bashkëpronarë. Prandaj është e domosdoshme, që mbi problemet e ndryshme ata të arrijnë pajtim. Për pastrimin e ajrit ndihmojnë shumë sipërfaqet e gjelbra, prandaj qytetet e mëdha duhet t’u kushtojnë një vëmendje të madhe parqeve, zonave për pushim, lulishteve... Kemi nevojë për ato hapësira të gjelbra, të cilat të pastrojnë ajrin nga dyoksidi i karbonit. Gjelbërimi është një absorbuesi i mrekullueshëm i emisioneve të dëmshme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..