In vino veritas ose “e vërteta është në verë” thuhet në një proverb latin. Me datë të sotme mund të themi, se vera është edhe një prej mallrave më të preferuara në treg. Përfundimi i Panairit ndërkombëtar të produkteve bujqësore “AGRA” dhe disa ekspozita të tjera tregtare përpara kësaj në Paris dhe Berlin janë rasti që të fillojmë të flasim për verërat bullgare jashtë shtetit.
Gjatë vitit të kaluar 2014 vendi ynë ka eksportuar 58 mln litra verë. Për këtë na siguroi Krasimir Koev, Drejtor i Agjencisë ekzekutive për vreshtat dhe verën.
“Për fat të keq gjatë vitit 2014 eksporti ynë i verërave kundrejt vitit 2013 pësoi një rënie me rreth 2 mln litra. Për vitin 2013 eksporti i Bullgarisë nga të gjitha ndërmarrjet e prodhimit të verës ishte 60 mln litra, për 2014 – 58 milionë litra. Në sfondin e ngjarjeve gjatë vitit 2014 rënia nuk është shumë e madhe. Pritjet e prodhuesve të verërave dhe tonat si organ shtetëror dhe e të gjithëve që janë të angazhuar në këtë sferë ishin, se eksporti do të dëmtohet seriozisht.”
Konflikti ushtarak në Ukrainë dhe pasojat ekonomike prej tij, që çuan në zhvleftësimin e rublës, dëmtojnë edhe prodhuesit bullgarë të verërave. Vendet e përfshira në konflikt janë partnerët tanë kryesorë tregtarë, komenton Krasimir Koevi dhe përgjithëson: “Vitin e kaluar nuk kishim eksport për Ukrainën. Territoret ku zhvilloheshin veprimet luftarake janë rrugët kryesore të transportit të mallrave bullgare drejt Rusisë. Kishim 11 raste të kamionëve të zhdukur të prodhuesve bullgarë të verërave të ngarkuar me mall. Prodhuesit tanë filluan të përdorin itinerare të tjera përmes shteteve baltike, të cilët shtrenjtojnë prodhimin e tyre.”
Është interesante të shënohet, se verërat bullgare nuk bëjnë pjesë në listën e mallrave evropiane të ndaluara për import në Rusi, siç janë p.sh. frutat dhe perimet ose bulmetrat. Pakësimi i sasive të kërkuara është rezultat i shtrenjtimit të mallrave evropiane. Krasimir Koevi e shpjegon situatën kështu: “Rubla u zhvleftësua ndjeshëm kundrejt euros. Ky fakt i detyroi tregtarët rusë të përmbahen nga blerje jo vetëm e verërave bullgare, por edhe e verërave nga BE. Në qoftë se në këto tregje nuk kishte tronditje, përsëri do të kishim një rritje të eksportit me 15-20%, siç është tendenca gjatë 5 vjetëve të fundit. D.më.th. të shtojmë sasinë e verërave të eksportuara me 5-10 mln litra.”
Me gjithë rënien në eksportin e verërave bullgare viti 2014 nuk ishte i keq, sepse u hap mundësia për prezantimin e tyre në tregjet në Azi, ku gjatë vitit të kaluar kemi dërguar rreth 22-24 mln litra. Vetëm sasitë e eksportuara për në Kinë janë 5 mln litra. Sipas Krasimir Koevit, projektet të cilat gjatë këtij viti do të kandidojnë për financim në kuadrin e Programit kombëtar për stimulimin e sektorit të vreshtave dhe verërave, janë orientuar tek shtetet aziatike, por edhe tek tregjet tona tradicionale – Rusia, SHBA, shtetet e BE, ku me hapa të ngadaltë po rikthejmë pozicionet tona në treg që ishin humbur në vitet 90.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..