Megjithëqë prej kohe hymë në shekullin e XXI-rë, vazhdojmë t’u jemi robër stereotipave të vjetruar. I tillë është opinioni shoqëror për ndarjen e profesioneve – si profesione meshkujsh dhe femrash. Gratë më rrallë se sa burrat zgjedhin specialitete shkencore dhe teknike. Ato preferojnë kryesisht fusha si shëndetësia, arsimi dhe “Shkencat për shoqërinë dhe sjelljen e njeriut”. Jo vetëm tek ne, por edhe në Evropë, akoma është fakt pabarazia midis sekseve. Pavarësisht nga arsimi i lartë gratë më vështirë bëjnë karrierë. Sipas të dhënave të Evrostatit nga viti 2012 në mbarë BE-në mezi 18 për qind prej anëtarëve të bordeve të kompanive të tregtuara në bursë, janë gra. Përveç kësaj për poste të njëjta shpërblimet e grave janë mesatarisht me 16 për qind më të ulta se sa ata të burrave.
Një nga mitet është, se profesione si dirigjenti dhe makinisti janë plotësisht për meshkuj. Historia e dy vajzave të reja e vë nën pikëpyetje këtë qëndrim. Kalina Vasilleva dirigjon Orkestrën Simfonike të qytetit Shumen. Për zgjedhjen e vet ajo tregon:
“Nuk e kisha të qartë sa specifike jam me këtë profesion. Ndoshta për shkak, se që nga vogëlia merrem me muzikë. Të dy prindërit e mi janë muzikantë dhe kur isha fëmijë shpesh i shoqërova në repeticionet e orkestrës. Si e vogla mendova të bëhem këngëtare, por më vonë iu drejtova flautit. Në vazhdim të 10-15 viteve qëllimi i jetës sime ishte të bëhem flautiste e mirë. Mbarova Akademinë Muzikore me këtë vegël muzikore. Megjithë dashurinë e madhe ndaj flautit që kur isha studente tek unë lindi dëshira për një shikim më të gjerë mbi muzikën, për njohjen e tërë veprës, jo vetëm me partinë e flautit. Disa prej pedagogëve të mi më orientuan te dirigjimi. Kështu nisa rrugën profesionale të dirigjentes.”
Daniella Kostadinova ka zgjedhur një profesion jo aq tradicional për gratë: “Në familjen time nuk ka makinistë të trenit. Që kur isha fëmijë te unë lindi dëshira të bëhem makinist i trenave – tregon Daniella. – Mësova në Shkollën e Lartë të Transportit “Todor Kableshkov”. Aty mbarova edhe kurset për makinistë. Që prej tre javësh jam ndihmës makiniste në degën e “Transportimit të Mallrave” të Hekurudhave Bullgare. E kam të qartë, se kjo është puna ime. Mezi kur nisa studimet në universitet zbulova sa serioz është ky profesion. Dhe sikur kjo më motivoi edhe më.”
Përsa iu përket meshkujve, një profesion jo tipik për ta është ai i infermieres. Dhe ky është një nga pak profesionet, i cili në klasifikimin kombëtar të profesioneve asiston në gjininë femërore. Mirëpo, ky fakt nuk shqetëson Ivajllo Eftimovin, i cili tashmë dy vjet e gjysmë punon si infermier në reanimacionin e Akademisë Mjekësore Ushtarake. Në këtë spital ka tre burra në këtë post, ndërsa për mbarë vendin ata janë 50 veta. Ivajllo ka mbaruar “Mjekësi veterinarie”, por ëndrra e tij gjithnjë ka qenë të jetë infermier. Mendon, se disa prej cilësive si burrë i ndihmojnë atij të plotësojë më mirë detyrimet:
“Unë jam më gjakftohtë se sa koleget e mia. Krahas kësaj jam më i përmbajtur dhe më i sigurt. Forca fizike gjithashtu ka rëndësi të madhe, sidomos për klinikat si reanimacioni, ku të sëmurët janë në gjendje tepër të rëndë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..