Me një vendim të Këshillit të Ministrave në Bullgari më 13 shtator të vitit 2003, data 10 mars u shpall Dita e Holokostit dhe e të dëmtuarve nga krimet kundër njerëzimit. Këtë ditë gjatë vitit 1943 mitropoliti Kirill, më vonë i shpallur Patrik bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Stefan parandaluan depërtimin drejt kampeve naziste të qindra hebrenjve nga Plovdivi. Disa ditë më vonë, më 17 mars të vitit 1943, zëvendëskryetari i Legjislaturës së 25-të të Kuvendit Popullor Dimitër Peshev shkroi një letër kundër depërtimit të hebrenjve bullgarë, të përkrahur nga 42 deputetë. Kështu, me pjesëmarrjen aktive edhe të shoqërisë, hebrenjtë bullgarë u shpëtuan. Historianët e sotëm bullgarë, politikanët dhe figurat publike sot i caktojnë përpjekjet për shpëtimin e hebrenjve në Bullgari gjatë Luftës së Dytë Botërore si një prej momenteve më të mëdha në historinë bullgare nga shekulli i XX-të.
“Një vendim i vështirë me një rëndësi të madhe: Fati i hebrenjve bullgarë – 1943” – kështu titullohet ekspozita dokumentare, e cila u hap më 9 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ekspozita u organizua nga Agjencia Shtetërore “Arkivat” dhe Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, me bashkëpunimin e Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ekspozita përmban 32 tablo, të cilat duke u mbështetur te dokumente arkivore, e paraqitin historinë e hebraizmit bullgar, antisemitizmin në Evropë dhe përpjekjet e shoqërisë bullgare për shpëtimin e shtetasve bullgarë me origjinë hebraike.
“Kjo përbën lexim të tërë historisë, të gjithçkaje, që ka ndodhur në vend para shpalljes së Ligjit antisemit për mbrojtjen e kombit gjatë vitit 1941 dhe gjatë aplikimit të tij. Në organizimin e ekspozitës marrin pjesë të gjitha drejtoritë regjionale të “Arkivave”, saktëson kujdestarja e ekspozitës Ivanka Gezenko. – Në ekspozitë është përdorur caku i natyrshëm i dokumenteve të veçanta, është përdorur një formim grafik i së ashtuquajturës ketoba – kjo është kontrata martesore hebraike, e cila jepet nga rabini. Sipas ketobas gruaja duhet të shpallë pajën e saj, kurse bashkëshorti – detyrimet e tij dhe si do të kujdeset për të. Ketoba zakonisht është shumë e bukur, në Bullgari janë ruajtur rreth 30-40 ketoba dhe ne kemi zgjedhur më të mirën. Në pjesën më të madhe të çdo një tabloje është pikturuar një yll hebraik me shtatë kënde, që është simbol i judaizmit.”
Piktori i ekspozitës ka zgjedhur pikërisht këtë simbol të bukur – të ashtuquajturën ketoba, që të tregojë se si pas ligjeve antisemite të Njurnbergut në Gjermani kanë filluar të zhduken elemente të ngjyrosura, kurse në periudhën e aplikimit të Ligjit për mbrojtjen e kombit te ne deri në vitin 1944 çdo një hebre i moshës mbi 10 vjeç ka qenë i detyruar të ketë në rrobën e sipërme një yll të gjelbër.
Vanja Gezenko citon Dimitër Peshevin, i cili deklaron se “Nderi i Bullgarisë, i popullit të saj, është jo vetëm çështje ndjenje, por ai është para se gjithash element i politikës së saj. Ai përbën një kapital politik të vlerës më të lartë dhe prandaj askush nuk duhet ta shpërndajë pa justifikim.”
Ekspozita “Një vendim i vështirë me një rëndësi të madhe – Fati i hebrenjve bullgarë 1943” është në dy variante – në bullgarisht dhe në anglisht. Si pjesë e festimeve të përvjetorit të 70 të shpëtimit të hebrenjve bullgarë dhe për nder të viktimave të Holokostit, varianti anglez u paraqit gjatë muajit mars të vitit 2013 në Parlamentin Evropian në Bruksel nga presidentët e Bullgarisë dhe të Izraelit – Rosen Plevneliev dhe Shimon Peres. Në versionin bullgar ekspozita dokumentare mund të shihet deri më 19 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..