Manastiret të bëhen objekte të turizmit. Për këtë arritën marrëveshje përfaqësues të Sondonit të Shenjtë dhe dikastereve turistike. Krahas kësaj diskutohet përgatitja e ciceronëve të specializuar, të cilët do të shoqërojnë turistët nëpër manastiret tona. Ideja është, që njerëzit të mësojmë më shumë për jetën shpirtërore aty, jo vetëm të njihen me arkitekturën dhe historinë e vatrave fetare.
Themelet e pelegrinazhit tek ne u hodhën në vitet 90-të të shekullit XX. Kjo ishte periudha, kur Bullgaria nisi rrugën gjembake të demokracisë, duke hequr prangat e komunizmit. Atëherë u krijuan edhe agjencitë e para të specializuara turistike për pelegrinazh. Gradualisht ky lloj i turizmit grumbulloi një sërë përkrahësish. Kështu gjatë viteve filloi të shtohet numri i manastireve, pranë të cilëve u ndërtuan godina të hoteleve me kushte të mira për fjetje. Miq të tyre u bënë jo vetëm njerëz besimtarë, por edhe turistë të zakonshëm, që kërkojnë qetësinë dhe prehjen shpirtërore. Disa prej këtyre objekteve unike dhe interesante kanë një histori shumëshekullore. “Të mos harrojmë, se në këtë lloj turizëm një rol të rëndësishëm luan fjala. Sepse një gur, një mur të lasht të ndonjë tempulli mund të prezantohen ashtu, që të gjallërojnë para syve të turistit, prandaj është me aq rëndësi të ketë ciceronë të përgatitur mirë, të cilët të zgjojnë interesin e njerëzve” – tregon Georgi Todorov nga agjencia më e madhe e specializuar në fushën e pelegrinazhit. Sipas tij, kjo është një sferë, e cila nuk është mjaftë e zhvilluar, megjithëqë ka një potencial të madh.
Cili është rajoni më i përshtatshëm për pelegrinazh?
“Manastiri Rillski, Manastiri Rozhenski, Manastiri Kremikovski... në përgjithësi në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore dhe Jugperëndimore ka vatra të artit dhe kulturës fetare – tregon Georgi Todorov. – Në këtë rajon një interes përbëjnë kisha në fshatin Dobërsko dhe Manastiri Zemenski. Të mos flasim për kishën e mrekullueshme mesjetare “Shën Gjergji” afër qytetit Kjustendill. Këtu është vendi të tregojmë edhe kishën në lagjen e kryeqytetit Bojana, kishë kjo e cila është në listën e UNESKO-së. Në përgjithësi Sofja është një nga qendrat e mëdha kulturore të Mesjetës. Për fat të keq shumë nga kishat në qendrën e kryeqytetit u asgjësuan, por kjo pasuri nga 40 manastire përreth kryeqytetit, ose e ashtuquajturi Mali i Shenjtë përreth Sofjes, është unike.”
Sipas zotit Georgi Todorov afro 100 manastire bullgare të shpërndara në skaje të ndryshme të vendit përbëjnë interes jo vetëm për restauruesit dhe besimtarët, por edhe për udhëtarët kureshtarë. Për fat të keq një pjesë e vogël prej tyre u rivendosën dhe janë të arritshme për turistët. Me popullaritet më të madhe, përveç Manastirit Rillski themeluar në shekullin X, janë edhe manastiret Baçkovski dhe Trojanski. Sipas zotit Todorov është e gabuar të mendohet se gjatë robërisë pesëshekullore turke kleri në Bullgari ishte në regres. Ai e arsyeton këtë qëndrim, ashtu:
“Të marrim për shembull shekujt XVIII dhe XIX. E dimë, se në këtë periudhë arti mondan në Evropën Perëndimore ishte pa shpirt. Mirëpo, pikërisht atëherë në manastiret Baçkovski dhe Rillski u lulëzua një art në të vërtetë shpirtëror, të ruajtur dhe të paprekur nga bota mondane. Veprat e pikturuesve të mrekullueshëm të ikonave nga shekulli XIX Dimitër Zograf dhe Dimitër Haxhiikonomov – Banskalijata, që mund të shihen në Manastirin Rillski, janë një dëshmi elokuente për këtë.”
Anketime ndër pelegrinët tregojnë, se ata preferojnë që në manastiret dhe tempujt ciceronë të jenë priftërinj. Prandaj diskutohen mundësitë, që ciceronët profesionistë të ndihmohen nga klerikë, të cilët do të shoqërojnë turistët në manastiret dhe në kishat.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BTA
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..