Në baxhon “Gerzovica” ka një pastërti sterile. Zhvillohet procesi prodhues. Thartohet qumështi, djathi po staxhionohet dhe shumë shpejtë do të arrijnë tek blerësit. Bën përshtypje, se në këtë ndërmarrje ka vetëm burra. Hyrja për personat e jashtëm është e ndaluar rreptësishtë. I ndalojnë jo vetëm kërkesat higjienike ndaj prodhimit – ndërmarrja është pranë konviktit të burgut në qytetin Smoljan në malet e Rodopeve. Drejtori Hristo Sollakov na pret me një buzëqeshje të çiltër. Ai është në këtë post nga viti 2009. Që atëherë ka deklaruar, se do ta transformojë konviktin pranë burgut në një vend më të mirë për jetesë dhe respekton premtimin e dhënë, duke zbatuar mundësinë që ofron ligji për veprimtarinë punëtore të personave të privuar nga liria. “Nuk duhet t’i konsiderojmë të burgosurit vetëm si kriminel, por si njerëz që mund të korrigjohen dhe të cilët kur do të dalin në jetën e lirë të jenë të dobishëm për shoqërinë”, na siguron zoti Sollakov duke na treguar për zhvillimin e ndërmarrjes, ku punojnë të burgosurit.
“Kur më emëruan si drejtor i konviktit pranë burgut, ekonomia bujqësore dispononte 18 lopa dhe 100 dele të cilat siguronin vetëm qumësht. Pasi studiuam mundësitë e lokalitetit dhe u konsultuam me prodhuesit e qumështit, lindi ideja të krijojmë një baxho. Ekonomia e tregut nuk lejon ndërmarrje humbëse, siç ishte jona. Me rritjen e lopëve, deleve dhe dhive dhe ndërtimin e baxhos e mbyllëm ciklin prodhues dhe arritëm efekt ekonomik. Sidomos e vlefshme është, se angazhuam të burgosurit në prodhimin real. Kështu për ta krijohet një mundësi e re, e cila mund t’i ndihmojë në realizimin e tyre kur do të jenë të lirë.”
Sot “Gerzovica” ka 130 dele, 40 lopa dhe 35 dhi. Qumështi i mbledhur i nënshtrohet të gjitha kontrollimeve, pas kësaj prej tij prodhohen kos lope, deleje dhe dhie, si dhe djathë. Në baxhon në praktikë punojnë dy veta, dy të tjerë po përgatiten për punë.
“Niveli i prodhimit të bulmetrave në baxho u ndryshua shumë me emërimin e teknologut Stanko Gaxhev, i cili është me arsim universitar dhe ka një përvojë rreth 20 vjeçare. Ai kontrollon tërë procesin prodhues që të arrijmë produkte cilësore. Përdorim vetëm qumështin e prodhuar në ekonominë tonë” – zbulon zoti Sollakov formulën fituese, e cila ndihmon për popullaritetin në rritje të prodhimeve të fermës.
Bulmetrat e baxhos “Gerzovica” janë 100% natyrore. Në to nuk shtohen qumësht pluhur, nisheste, konservante dhe stabilizuesë dhe ato spikatin me cilësitë e tyre të larta ushqimore, shpjegon shefi i konviktit të burgut.
“Njeri për faktorëve që përcakton cilësinë e qumështit tonë është se ndodhemi në një rajon të pastër, pa plehra, me ajër të mrekullueshëm malor dhe ujëra të pastra.”
Shumica prej të burgosurve ëndërrojnë të punojnë në baxho, por për fillimin e punës zbatohet një përzgjedhje e posaçme. Me përparësi janë njerëzit me përvojë në blegtori dhe në prodhimin e qumështit. Pjesa dërmuese prej tyre vijnë nga sfera të tjera profesionale. Disa janë njerëz me arsim, që janë hedhur në burg për herë të parë. Puna krijon tek ata ndjenjën e përgjegjësisë, por edhe krenari nga fakti, se produktet që prodhojnë kërkohen shumë në treg. Për punën e tyre të burgosurit marrin shpërblim nga 75-80 euro për muaj dhe nga herë edhe leje për të shkuar në shtëpi. Dy ditë punë këtu llogariten si tri ditë të dënimit të vuajtur. Të burgosurit që paraqiten mirë, mund të propozohen për lirim para afatit. Me rëndësi më të madhe është se ata fitojnë një specialitet, që mund të ushtrojnë kur do të kthehen në jetën civile.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..