Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Deri kur, o Margarita?” – një album i ri i Margarita Hranovës

Foto: arkiv personal

Këngëtarja e muzikës pop Margarita Hranova është interpretuesja e dashur e disa brezave në Bullgari. Ajo përsëri do t’i gëzojë fansat e saj me një album të ri. Margi Hranova është një nga interpretuesit e paktë, të cilët nuk kanë pushuar të japin koncerte gjatë të gjitha këtyre viteve. Më 10 mars në një klub të kryeqytetit ajo do të paraqesë albumin e saj të ri “Deri kur, o Margarita?”, në të cilin janë përfshirë 20 këngë.

“Kam zgjedhur ato këngë, të cilat për mendimin tim janë shumë të këndshme dhe interesante – thotë Margi Hranova. – Shumicën prej tyre i kam kënduar gjatë tri viteve të fundit, por ato nuk ishin incizuar deri tani. Kënga, e cila ia dha emrin albumit, “Deri kur, o Margarita?” është kompozuar nga Milen Makedonski para më shumë se 20 vitesh, por që tani erdhi koha për ta interpretuar. Margarita Petkova është autore e disa vargjeve shumë të bukura, të cilat unë i këndova në këngë. Për herë të parë e interpretova këngën “Deri kur, o Margarita?” para dy vitesh në konkursin “Sofja është duke kënduar” dhe mora një çmim. Kam përfshirë në projekt dhe disa këngë të reja me një histori interesante. U njoha me dy kompozitorë të rinj në internet – Goran Kalinov dhe Ivan Krëstev. Ata kompozuan për mua këngët “Jepmë krahë” dhe “Do ta dëbojë dashurinë”. Shpresoj se mediat do t’i transmetojnë dhe njerëzit do t’i pëlqejnë. Po punoj gjithashtu me një autor të ri, Kalin Dimitrov, i cili më ofroi këngën “Dhuromë një verë”, që është përfshirë në album. Mendoj se ajo do të shndërrohet në një hit të vërtetë këtë verë. Kam në plan të xhirojë një video-spot të kësaj kënge. Më pëlqen të punoj me njerëz të rinj, duhet të ketë trashëgimi midis brezave. Gëzohem se ata më vlerësojnë si interpretuese dhe më ofrojnë këngët e tyre.”

Në albumin e saj të ri Margi Hranova ka përfshirë dhe hite të saj më të vjetra, por me orkestrime të reja si “Qëllimi”, “Po mbetemi” nga filmi bullgar “Orkestër pa emër”, muzika nga spektakli “Ngjyra e buzëkuqit të fshehur”. Një fakt tjetër interesant është sfida, që mori këngëtarja për të marrë pjesë në konkursin e këngës folklorike “Pirin Folk”. Me këngën “Lutja për ne” ajo fitoi çmimin e parë. Kënga është kompozuar nga Veli Çaushev dhe Valentin Penzov në stilin e muzikës pop, të gërshetuar me etno-motive.

“Sivjet do të organizojmë një koncert të madh për nder të kompozitorit Najden Andreev – vazhdon Margi. – Atje janë përfshirë të gjitha këngët e kompozuara nga ai gjatë viteve të kaluara, si për mua, ashtu dhe për kolegët e mi. Do t’i ofrojmë këngët me orkestrime për orkestër simfonike dhe kor. Dirigjenti do të jetë Levon Manokjan. Verën duam ta paraqitim këtë projekt në qytetet, të cilat disponojnë formacione filarmonike. Më 25 nëntor do ta paraqitim edhe para publikut të Sofjes në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.”

Më 10 mars gjatë promovimit të albumit të ri të Margi Hranovës do të paraqitet dhe biografia e saj e ilustruar “Minutat, të cilat i shpërndava me dashuri”. Atje këngëtarja paraqet fotografi të rrugës së saj të gjatë profesionale. Ideja dhe realizimi i librit është vepër e gazetarit Ivan Georgiev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova

Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..

botuar më 24-10-09 12.31.MD

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD