Ambiciet e Bullgarisë për të luajtur rol të rëndësishëm në tregun energjetik të Evropës nuk pushojnë. Ditën e mërkurë Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev dhe Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov patën një takim. Ata biseduan rreth rivendosjes së projektit të gazsjellësit “Nabuko” në vend të gazsjellësit Trans-Adriatik “TAP”. Në Bruksel Bullgaria dhe Azerbajxhani do të lobojnë për transportimin e gazit kaspik në Evropë përmes Bullgarisë, duke theksuar nevojën për pavarësinë nga burimet ruse. “Besojmë se Komisioni Evropian do të na mbështesë. Sepse kjo do të thotë një diversifikim i burimeve energjetike në Evropë”, tha Kryeministri Bojko Borisov.
Ekspertët komentojnë se Bullgaria gjithmonë ka dashur të jetë vend kyç në tregun energjetik. Mirëpo, planet e saj pësojnë dështim. Së pari me projektin “Nabuko” dhe më pas me projektin rus “Rryma Jugore”, i cili dështoi për shkak të presionit nga Brukseli dhe shpërthimit të krizës ukrainase. Atëherë u lançua ideja për një qendër të shpërndarjes së gazit në bregun bullgar të Detit të Zi, nga ajo vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore do të blejnë gaz. Kjo ide nuk u pëlqeu Brukselit. Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian për Politikën Energjetike, Marosh Shefçoviç nuk e përkrahu Bullgarinë në realizimin e qendrës së gazit.
Mirëpo, Kryeministri Bojko Borisov është i bindur se Bullgaria meriton të ketë pozita qendrore në furnizimin e Evropës me gaz dhe i beson shumë projektit “Nabuko”. Si duket Azerbajxhani është i gatshëm të fitojë Bullgarinë si kliente e burimeve të veta të gazit prej 2.5 trilionë metrash kub.
Plani i përbashkët mes Sofjes dhe Bakut është kuptimplotë, sepse ka rrezik real që të ndërpriten furnizimet e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës. Korridoret jugore të gazit janë rruga më e shkurtër drejt burimeve të mëdha të gazit në pjesën lindore të Detit të Zi dhe Kaspikut. Çështja është se si të përfitohet nga situata. Tani për tani Turqia duket më e favorizuar sepse në territorin e saj do të kalojë versioni i ri gazsjellësit “Rryma Jugore”. Në territorin e Bullgarisë pse jo të mos kalojë versioni i dytë i “Nabuko”-s.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..