Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si të shpëtojmë stinën turistike?

БНР Новини
Foto: arkiv

Këto ditë Ministria e Turizmit evidentoi rezultatet e fushatës për popullarizimin e vendit jashtë shtetit, fushatë kjo e cila përfundoi në dhjetor të vitit 2014. Mjetet për të u siguruan nga fondet evropiane dhe ishin në përmasë 7 milion leva (3.5 mln euro). Mirëpo, sa efektive ishte ky aksion i popullarizimit të vendit dhe cilat janë rezultatet konkrete, asnjeri nuk komenton. Shpresat janë, se në sajë të njohjes së vendit jashtë do të sigurohen turistë kryesisht nga Evropa Perëndimore, të cilët do të kompensojnë rënien e numrit të turistëve nga Rusia dhe Ukraina.

“Program për përballimin e krizës” – kështu përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit caktuan fushatën e reklamimit të vendit në Rusi dhe Ukrainë gjatë vitit 2014, vit ky i cili ishte tepër i vështirë për degën turistike të ekonomisë bullgare. Sipas statistikës me 3.7 për qind dhe 8.7 për qind u ul numri i turistëve nga ato dy vende gjatë vitit në fjalë. Mjafton të përmendim, se ato janë tregje të rëndësishme për turizmin bullgar, i cili iu shpreson më tepër miqve rusisht folës. Një sërë konferencash të shtypit, në të cilat personalitete të njohura treguan historinë mijëvjeçare të vendit; programe televizive dhe filma të reklamës; pllakate lara-lara me pamje nga Bullgaria u përfshin në aktivitetet e organizuara në Moskë dhe Sankt Peterburg. Krahas kësaj fushata përfshinte edhe botime në dhjetëra sajte dhe vizita turistike të gazetarëve rusë dhe ukrainas në vendin tonë. E gjithë kjo duhej të kontribuonte për ruajtjen e pozitave tona në ato tregje të çmueshme turistike për ne. Fushata të ngjashme për popullarizimin e turizmit në Bullgari u zhvilluan edhe në Gjermani, Rumani, Poloni dhe Suedi. Dhe kjo me idenë të kompensohet zbatica e miqve nga Rusia dhe Ukraina me mysafirë nga vendet e BE-së. Supozohet, se mesazhet e Bullgarisë arritën deri te 60 milion veta të Kontinentit të Vjetër. Ideja ishte, që theksi të vihet mbi trashëgiminë kulturore dhe historike, e cila sipas studimeve të fundit të Ministrisë, u bëjnë përshtypje më të fortë të huajve. Tjetër është çështja, në ç’shkallë kontribuuan sloganet e përhapura me anë të mediave të huaja si “Një destinacion gjatë të gjitha stinëve”, “Një shtet magjepsës dhe mikpritës” ose “Njohu kulturat dhe historitë e ndryshme”. Është e dyshimtë, se në këtë mënyrë do të përballojmë imazhin e një destinacioni të lirë detar dhe do të tërheqim turistë më të pasur me interesa të larmishme. Mirëpo, sipas Ministrisë së Turizmit efekti i fushatës jashtë shtetit nuk matet me përmasën e turistëve. “Ne u përpoqëm të formojmë një qëndrim pozitiv ndaj shtetit jashtë, të shtojmë informacionin për Bullgarinë si një vend për pushim” – shpjegon Anelija Genova, udhëheqëse e projektit.

Problemi është, se vera turistike e vitit 2015 prapë nuk do të jetë shpresëdhënëse, dhe jo vetëm përsa i përket turistëve rusë. Ditët e fundit ministrja e turizmit Nikolina Angellkova u takua me përfaqësues të disa prej operatorëve kryesorë turistikë në skenën botërore “Tomas Kuk” dhe “Nekerman”. Ata ishin unanim, se për Bullgarinë stina verore turistike do të jetë tepër e vështirë. Tani shpresat iu drejtuan turistit bullgar, i cili nuk ka as shumë pretendime, as aq shumë para. Krahas kësaj ai është i prirë të pajtohet me çrregullimet, me pushimoret plotë ndërtesa të tepërta dhe me çmimet e fryra. Mirëpo, problemi është se kohët e fundit bullgari u orientua te pushimoret e vendeve fqinje si Turqia dhe Greqia, jo vetëm për shkak të reklamës agresive, por edhe për çmimet më të mira të pakove për pushim. Kohët e fundit Ministria e Turizmit mendoi për turistët bullgarë duke përhapur një fushatë të re për tërheqjen e vëmendjes dhe për inkurajimin e bullgarëve të udhëtojnë në vend duke kërkuar 50 objekte të panjohura natyrore dhe kulturor-historike. Kështu bashkatdhetarët më kureshtar do të pasurojnë kulturën dhe do të përkrahin ekonominë vendëse. Në këtë mënyrë Ministria përpiqet të kompensojë zbaticën e turistëve nga jashtë.

Sesi mund t’u shpresohet fushatave të tilla për tërheqjen e më shumë turistëve dhe për përballimin e problemeve në këtë degë është një çështje me shumë pikëpyetje. Problemet kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën e keqe, me pamjaftueshmërinë e kuadrove të përgatitura mirë, me shndërrimin e pushimoreve tona në xhungla të betonuara, me asgjësimin e natyrës, me zgjerimin e sektorit gri dhe probleme të tjera të shumta, që patjetër duhet të zgjidhen. Mirëpo, jo me strategji dhe fushata, por nëpërmjet një analizimi të thelluar dhe hapave vendimtarë nga ana e shtetit dhe biznesit turistik.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD