Vetëm adhuruesit e natyrës së egër dhe të alpinizmit te ne i njohin pasuritë e fshehura turistike të bashkive Jabllanica, Çerven Brjag dhe Llukovit, kurse formimet karstike, të shpërndara në territorin e tyre, janë destinimi ideal për turizmin ekologjik dhe foto-safaret. Deri tani kjo pjesë veriperëndimore e Bullgarisë ishte terra incognita për turizmin. Mirëpo, me përpjekjet e përbashkëta të administratave vendore gjithnjë e më shumë njerëz mbërrijnë këtu, që të përjetojnë një aventurë të vërtetë.
Tri bashkitë e vogla, që shtrihen në luginën e lumit Zllatna Panega, realizuan me ndihmën e financimit evropian një projekt të përbashkët për shndërrimin e krahinës së tyre në destinimin më të kërkuar. Kurse në thelbin e itinerareve të përgatitura prej tyre janë pasuria e madhe prej shpellash dhe formash karstike në rajon. Turisti gjendet në një botë përrallore prej harqesh shkëmbore dhe gurore, që ngjajnë me figura fantastike, të ngritura mbi lumenjtë Zllatna Panega, Vit dhe Iskër. Ky kënd përrallor nga natyra bullgare ka qene e populluar me njerëz që në kohërat më të lashta. Këtë e dëshmojnë gjurmët e vendbanimeve të lashta, nekropoleve antike etj. Kurse afër qytetit Llukovit ndodhet gjeo-parku “Iskër-Panega” – i cili është parku i vetëm i këtij lloji te ne. Atje mund të shihet pasuria e jashtëzakonshme e formimeve gjeologjike, të cilat janë mbi 100-120 mln vjeçare. Shumë piktoreske me formimet e saj karstike është pllaja karstike afër fshatit Karllukovo.
Më shumë hollësi për itineraret në rajon mund të mësoni nga Ekaterina Millosllavova – udhëheqëse e projektit “Magjia e luginës “Panega”:
“Tri bashkitë zënë vetëm 1 për qind prej territorit të Bullgarisë. Ndërkaq, këtu është përqendrimi më i madh i shpellave te ne – ato janë mbi 7000. Ndër to është shpella e njohur “Prohodna”, e cila quhet gjithashtu “Oçite na Bog” (“Sytë e Zotit”) afër fshatit Karllukovo, ku janë xhiruar shumë filma. “Temnata Dupka”, “Svirçovica”, “Sëevata Dupka” janë ndër shpellat tona më të njohura. Këtu ka dhe më shumë harqe shkëmbore në territorin e Bullgarisë. Një prej më të bukurave është e ashtuquajtura “Skallnite Mostove” (“Urët Shkëmbore”), mbi lumin Vit. Në fakt afro dy të tretat e territorit tonë janë përfshirë në rrjetin e mbrojtur evropian “Natura 2000”. Këto janë vende të virgjëra, oaza të vërteta me shumëllojshmëri të jashtëzakonshme biologjike. Këtu, pothuaj prapa çdo kthese zbulohen panorama të jashtëzakonshme gjigante prej figurash të gurta.”
Në kuadrin e projektit janë ndërtuar shtigje ekologjike, urë të vogla, parapete prej guri, që mund të përdoren për skarë, etj. Natën ato ndriçohen nga panele solare. Shtegu më i njohur ekologjik në rajon na çon deri në “Staricata” (“Plakja”). Ky është meandri më i vjetër dhe më piktoresk i lumit Zllatna Panega në rajonin e qytetit Llukovit. Mirëpo, natyra magnetike nuk është një premisë e mjaftueshme për shfrytëzimin e potencialit turistik të bashkive Llukovit, Çerven Brjag dhe Jabllanica. Prandaj vihet theksi te mundësitë për një qëndrim më të gjatë në këtë krahinë të bukur të Veriperëndimit të Bullgarisë. Çfarë po bëhet në këtë drejtim?
“Gjatë dy viteve të fundit në krahinën tonë vëzhgohet gjallërim sa i përket biznesit turistik – thotë Ekaterina Millosllavova. – Krahas hoteleve të njohura hapën dyer dhe disa shtëpi të reja turistike. Pikërisht atje mund të ndihet atmosfera autentike e shtëpisë bullgare. Na vizitojnë gjithnjë e më shumë turistë. Verën e kaluar për shembull një hotel i vogël i porsahapur familjar u shndërrua një vend tërheqës për turistët rumunë. Ata u vendosën këtu për 2-3 ditë, duke udhëtuar për Mesdheun grek dhe deklaruan se do të kthehen edhe këtë verë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: lukovit.bg
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..