Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një e treta e detyrimeve mes firmave në Bullgari janë me afat të kaluar

Foto: BGNES

Totalja e detyrimeve të firmave në sektorin jo financiar për vitin 2013 arrin në 86 mlrd euro – bënë të ditur nga Dhoma Ekonomike Bullgare. Rritja është me rreth 1,5 mlrd euro kundrejt vitit të kaluar dhe ky fakt flet vetëm për rënien e tempit në ekonomi.

Duke bërë paralel midis rritjes së detyrimeve midis firmave dhe rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto, bëhet e qartë, se ritmet janë të pakrahasueshme. Zëvendëskryetari i Dhomës Ekonomike Bullgare Kamen Kollev komenton: “Gjatë 4-5 vjetëve të fundit PBB rritet mesatarisht për vit me 1,1%, ndërsa detyrimet korporative me pak mbi 2%, gjatë 5 vjetëve të mëparshme rritja mesatare vjetore e detyrimeve tejkalonte 30%, rritja mesatare e PBB ishte 6%, do më thënë detyrimet nga rritja e ekonomisë rriteshin 5 herë më shpejtë, ndërsa tani këto raporte tashmë janë të balancuara.”

Në vitet para krizës ishim shumë të preokupuar nga detyrimet në rritje midis firmave, tani në situatën e nivelit relativisht të ulët të tyre kundrejt PBB kjo nuk është arsye për optimizëm. Vija ndarëse kalon përmes mundësisë për shlyerjen e detyrimeve, ndërsa kjo varet nga të ardhurat nga veprimtaria dhe mundësitë e kapitalit të kompanive. Tabloja e përgjithshme, sipas Kamen Kollevit, është, se firmat janë të dekapitalizuara, sepse detyrimet e tyre tejkalojnë kapitalin e tyre personal.

Ruhet rreziku i riprodhimit të detyrimeve në të ardhmen nën formën e falimentimeve të ndërvarura: firmat nga një segmenti i caktuar për shkak të rënies së porosive ose të shitjeve nuk mund të shlyejnë detyrimet e tyre ndaj furnizuesve dhe kreditorëve, që krijon probleme edhe për kontragentët përkatës. Tabloja në sektorët e ndryshëm është e ndryshme, por pjesa më e madhe e kompanive të ndërtimit nuk mund të mbledhin shumat e tyre që u takojnë nga prokurimet publike tashmë të kryera. Rreth 80 mln euro u detyron kjo degë bashkive, ndërsa shteti nuk ka paguar prokurimet publike në vlerë prej rreth 50 mln eurosh, të cilat përveç firmave të ndërtimit, përfshijnë edhe furnizuesit e barnave. Me gjithë se edhe të vonuara, paratë nga shteti dhe bashkitë tashmë janë të siguruar.

Por detyrimet midis firmave arrijnë në afro 58 mlrd euro. Rreth 1/3 ose afro 15 mlrd euro janë me afat të kaluar, që rëndon mbi biznesin për arritjen e rritjes ekonomike. Përafërsisht 27 mlrd euro firmat u detyrojnë bankave, kompanive të lizingut, nëpunësve, buxhetit etj. Por nga 25 deri në 26 % nga kreditë bankare janë me afat të kaluar, tregojnë të dhënat e Dhomës Ekonomike Bullgare. Sipas Kamen Kollevit: “Për çdo kredi të katërt të firmave ka problem me shlyerjen dhe ky është tregues për gjendjen financiare. Mundësia e financimit është e vështirësuar. Tek ne problemi është, se në Bullgari nuk ka fonde të riskut dhe forma të tjera jashtë bankave, nëpërmjet të cilave biznesi të gjejë financim më të lehtë për inovacione, p.sh. Burimi kryesor tani për tani është Programin Operativ “Konkurrueshmëria”, ku janë parashikuar skema të tilla (instrumente financiare), të cilat mund të lehtësojnë aksesin e firmave tek resursi jo bankar.”

Në rast të shkeljes së disiplinës së kontraktuar, firmat mund t’i drejtohen arbitrazhit, në qoftë se ekziston klauzolë në kontratë, të kërkojnë mediator ose t’i drejtohen gjykatës, me gjithë se procedurat gjyqësore janë të gjata dhe jo gjithmonë kënaqen pretendimet e kreditorit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev, Irina Nedeva dhe Andrej Kovaçev

Konkurrueshmëria e ekonomisë evropiane është një temë kyçe në PE sipas eurodeputetëve bullgarë

Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..

botuar më 25-02-20 7.30.PD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..

botuar më 25-02-18 2.49.MD
Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Dioqezës së Slivenit dhe kompanisë ''Electra Trans Global'' Sh.A. për terrenin në të cilin do të ndërtohet kompleksi në shkallë të gjerë

Një kompleks riparimi avionësh në shkallë të gjerë me 1500 vende pune do të ndërtohet në Burgas

Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..

botuar më 25-02-15 12.09.MD