Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pizho dhe Penda – simbolika folklorike e verores

БНР Новини
Foto: arkiv

Një marsi është një nga datat më të respektuara dhe të dashura në kalendarin festiv të bullgarëve. Ai shënon ardhjen e pranverës dhe është shkak, që të afërm dhe miq t’i dhurojnë njeri tjetrit verore. Kjo ditë veshjet e errëta dimërore të të gjithëve si të të rinjve, ashtu edhe të moshuarve, zbukurohen me ngjyrat e hapura të veroreve. Ato larëse sjellin shpresë për shëndet dhe gëzim. Veroret vjen të tregojnë dhe një respekt ndaj Gjyshes Marta – një figurë e lashtë pagane, e cila ruan joshjen deri në ditët tona. Në përfytyrimet tradicionale figura e saj lidhet me zanafillën femërore dhe kjo jo vetëmpër shkak të karakterit tekanjoz, por edhe për forcën të ringjallë natyrën, e cila deri atëherë është zhytur në gjumin e thellë dimëror.

Pak janë njerëzit, të cilët e kanë të qartë, se përveç një dhurate të dëshiruar dhe një zbukurimi tërheqës të veshjes, verorja është një simbol me domethënie të lashtë dhe me forcë magjike. Një marsi është një nga ato momente në kalendar, të cilët konsiderohen një kufi midis dimrit dhe pranverës dhe të cilët simbolizojnë kalimin nga vdekja te jeta, nga shterpësia te pjelloria dhe lindja. Prandaj pranohet, se kjo periudhë është e rrezikshme, por në të njëjtën kohë edhe e volitshëm për urime për shëndet, mirëqenie, dashuri dhe martesë. Edhe simbolika e verores ka dy drejtime – nga njëra anë mbron nga forcat e liga, sytë e këqija dhe nga fatkeqësitë, ndërsa nga ana tjetër sjell shëndet, forcë, pjellori.

СнимкаParaardhësit tanë punuan veroret nga leshi ose pambuku dhe ndërthurja klasike edhe më sot është midis së kuqes dhe të bardhës. Mirëpo, hasen edhe variante të tjera: e kaltra dhe e bardha – zakonisht për djemtë, ose e kaltra dhe e kuqe – karakteristike për disa rajone përreth qyteteve Sofja dhe Mellnik. Veroret mund të punohen edhe nga fije në një ngjyrë – të bardhën ose të kuqen. Në malin Rodopa një popullaritet të madh kanë veroret laramane të zbukuruara me fije të larme.  Ngandonjëherë në të dy skajet e fijes së thurur vihen figura të vogla të burrit dhe të gruas të njohura si Pizho dhe Penda.

Sot veroret mbahen më tepër si dekoratë mbi rrobat, të lidhura rreth qafës së dorës ose si gushore. Në të kaluarën veroret viheshin në pjesa të ndryshme të trupit: në gishtat e duarve ose rreth qafës së dorës; rreth qafës; në gishtërinjtë e këmbës; në bërrylat nën mëngët e këmishës ose në bel nën brezin. Dhe ato vende të trupit nuk janë të zgjedhura rastësisht, ato janë nyjat, që lidhin pjesët e ndryshme të trupit dhe konsiderohen si vende të dobëta dhe të kërcënuara. Ja përse ato nevojiten për forcën mbrojtëse të verores.

Foto: BGNESSipas traditës veroret punohen më shpesh nga gratë e moshuara. Por ka disa përjashtime, për shembull në disa skaje vajzat punojnë verore për të dashurin si një dhuratë special dashurie. Verore lidhen jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiakë – që të jenë të shëndosh dhe të shumëzohen gjatë vitit.

Ngjyra e bardhë dhe ngjyra e kuqe e verores zakonisht trajtohen si simbole të zanafillës prej femre dhe prej buri, të pasivitetit dhe të aktivitetit, të pastërtisë dhe të forcës jetike. Nuk është e rastit, se kjo simbolikë e ngjyrave haset edhe në ritet dasmore. Në shumë rajone hyrja e të porsamartuarve në shtëpinë e re bëhet nëpër një fije të kuqe ose nëpër një verore të madhe të shtruar në rrugën, nga ku do të hyjnë në vatrën e re familjare. Ndërthurja e së bardhës me të kuqen shihet edhe në veshjet martesore të burrit dhe të gruas. Nusja është me përparëse të bardhë dhe me brez të kuq, ndërsa dhëndri mban brez të kuq dhe një shami të bardhë. Sipas kësaj logjike në figurat e nuses dhe të dhëndrit mund të shihen “verore të gjalla”, ndërsa në figurat Pizho dhe Penda – nusja dhe dhëndri. Lidhja e veroreve me zënies dhe lindjen shihet në disa rite specifike popullore, te të cilat kisha rrethohet me një verore me urimin, që martesa të jetë e lumtur. Pelenat e fëmijës së porsalindur lidhen me një rrip të punuar me fije të thurura të bardhë dhe të kuqe.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD