Shoqata “Lludogorie” në Razgrad do të kandidojë për Librin e Ginesit me dasmën më të madhe të vjetër dhe me tavolinën më të gjatë dasmore. Kjo do të ndodhë gjatë Tubimit të katërt Kombëtar Folklorik “Lludogorie”, i cili zhvillohet nga 3 deri më 5 korrik në krahinën “Pçelina” afër Razgradit. Në ditën e tretë të tubimit mysafirët do të marrin pjesë në rikrijimin e një rituali dasmor nga shekulli i XIX-të.
Me këtë lajm na gëzoi Valentin Dimov, kryetari i shoqatës:“Qëllimi ynë është që çdo vit gjatë tubimit “Lludogorie” të paraqitim një dasmë të vjetër nga një krahinë e ndryshme etnografike dhe t’u japim shans të gjithë bullgarëve për të ardhur dhe për t’u ulur në tryezën e dasmorëve. Vitin e kaluar e rikrijuam dasmën e filmit të njohur bullgar “Koha ndarëse” Atëherë Viktoria dhe Denisllav u bekuan në dashuri dhe besim të përjetshëm. Me këtë ritual nga regjioni i Rodopeve vumë një rekord ballkanik – në tryezën e gjatë 640 metra u ulën 1520 veta. Pas ngjarjes shumë njerëz nga Bullgaria dhe jashtë shtetit na telefonuan dhe shprehën dëshirën e tyre për të marrë pjesë në dasmën tjetër dhe kjo na bëri për të kandiduar për rekordet e Ginesit.”
Organizatorët vendosin se cili do të jetë çifti fatlumtur nga krahina përkatëse etnografke, nga e cila është rituali. Sivjet fatlumturit janë Stojka dhe Rosen nga Nova Zagora dhe Stara Zagora – dy qytete në zemrën e Trakisë (Bullgaria Qendrore). Dasma e tyre do të ringjallë një rit dasmor nga krahina trake, i cili ka ekzistuar që para 100 vitesh. Në të do të marrin pjesë 12 grupe për folklor autentik. “Zgjodhëm grupin me gjyshet më të moshuara, sepse ato i mbajnë mend më mirë traditat”, nënvizon Valentin Dimov. Përgatitja tashmë filloi. Tashmë janë porositur 4000 enë prej argjile, 4000 luga prej druri, 25 qengj, të cilët do të gatuhen në “Tavën Trimëruese” dhe në “Tiganin Trimërues”. Mikpritësit janë gati për të pritur 4000 mysafirë me 600 pogaçe, 600 kg djathë dhe 2 tonë verë, e cila do të derdhet nga 8 fuçi rreth tryezave, çdo një prej të cilave me një gjatësi prej 120 metrash.
“Kjo do të jetë një festë e vërtetë. Vitin e kaluar morën pjesë rreth 120 grupe folklorike nga mbarë vendi dhe tani po i presim përsëri. Çdo njëri mund ta hapë dollapin e gjyshes, të vishet në një kostum popullor kombëtar dhe të vijë – na fton Valentin Dimov. – Ne do ta vazhdojmë traditën. Vitin tjetër do të paraqitim një dasmë tjetër të vjetër, por desha të nënvizoj shprehimisht se çdonjëri, i cili do që të jetë i pranishëm në dasmë, duhet të jetë veshur me një kostum popullor kombëtar. Ne duam ta xhirojmë këtë ngjarje dhe ajo të mund të shihet nga brezat e ardhshëm. Në fakt me këtë kërcim si të thuash prapa në të kaluarën ne do të mund ta shkruajmë historinë bullgare.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..