Nga data 17 gusht hyn në fuqi Rregullorja 650/2012 e BE-së lidhur me trashëgimin. Ligjet e këtij të fundit janë të ndryshme në vendet anëtare të BE-së. Në Britaninë e Madhe, p.sh. bashkëshorti trashëgon të gjithë pasurinë ose pjesën dërmuese të pasurisë së të bashkëshortes së vdekur, derisa në Francë trashëgohet një të katërtën e pasurisë pavarësisht numrit të fëmijëve. Nga 3 format ekzistuese të trashëgimit – testament, testament i përbashkët dhe kontratë trashëgimi, vetëm kjo e fundit vlen në Bullgari. Sipas rregullores së re evropiane do të aplikohet një kriteri i caktuar – do të merret parasysh vendbanimin e të vdekurit deri në momentin e vdekjes. Më shumë mësojmë nga z. Svetlin Mikushinski, zëvendës kryetar i Këshillit të Noterëve te Dhoma e Noterëve.
“Më e rëndësishmja është se sistemet e brendshme lidhur me trashëgimin do të ruhen. E reja është se rregullorja përcakton cilin nga ligjet kombëtare duhet të zbatohet në rast vdekjeje. Kriteri i ligjit të zbatueshëm nuk ka të bëjë me shtetësinë e personit të dhënë, por me vendbanimin e tij të zakonshëm.”
I pyetur “A është e vështirë të përcaktohet banimi i përhershëm?”, z. Mikushinski u përgjigj kështu:
“Me rëndësi në rastin tonë është jo ku personi qëndron kohë të gjatë, por ku janë përqendruar interesat e tij ekonomike, pra ku zhvillon biznes, ku merr pronë etj. Bëhet analizë e rrugës së tij jetësore vitet e fundit. Kjo analizë patjetër duhet bërë, sepse janë konstatuar shumë shembuj të qytetarëve të një shteti, të cilët punojnë në një shtet tjetër. Fakti se ata punojnë në një shtet tjetër nuk do të thotë se janë persona me banim të përhershëm atje sipas Rregullores së Re Evropiane. Ja p.sh. po të marrim një bullgar i cili punon në Spanjë dhe i dërgon kursimet familjes së tij në Bullgari, dhe gjatë kohës së pushimeve kthehet në atdhe, kjo nuk do të thotë se e ka banimin e përhershëm në Spanjë. Por në rast se familja e të njëjtit bullgar është vendosur në Spanjë, dhe fëmijët e tij shkojnë në shkollë në Spanjë, atëherë në rast vdekjeje aplikohet ligji spanjoll.”
Sipas Rregullores së Re të Trashëgimit nëse personi i dhënë ka shtetësi të dyfishtë, ai ka zgjedhje – ligji i të cilit nga dy shtetet të zbatohet.
Ministria e Drejtësisë ka propozuar projekt ndryshimesh të Kodit të Procedurës Civile. Për ç’ka bëhet fjalë?
“Po të miratohen ndryshimet nga Parlamenti, do të caktohet se cila gjykatë e ka kompetencën për të lëshuar certifikatën evropiane të trashëgimit, sqaron Zëvendës ministrja Verginia Miçeva-Ruseva. – Projekti ynë në pajtim me Rregulloren thotë se me kompetenca ndërkombëtare është gjykata rajonale sipas adresë banimit të fundit të të vdekurit. Në rast se mungon adresë banimi, atëherë merret parasysh adresa e fundit e banimit në territorin e vendit. Po të mungojë dhe kjo adresë, me kompetenca konsiderohet të jetë Gjykata Rajonale e Sofjes.”
Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe nuk marrin pjesë në këtë Rregullore. Procedurat lidhur me trashëgimin në këto 3 vende vijojnë të shqyrtohen në pajtim me normat e tyre kombëtare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..