Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Hristov – “Kolegët e mi janë profesionistë të jashtëzakonshëm, me të cilët mund të bëjmë gjithçka”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

“Gjatë muajve të ardhshëm kemi në plan të befasojmë admiruesit tanë” – thotë Dimitër Hristovi, dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Befasia e parë është më 25 shkurt, në studion e koncerteve të radios.

Për programin me titull “Arti i mjeshtërve” Dimitër Hristovi sjell më shumë hollësi: “Projekti “Arti i mjeshtërve” do të jetë në dy pjesa. Pjesa e dytë do të jetë në fund të shtatorit. Ideja jonë është të prezantojmë të gjithë mjeshtrit e orkestrave pranë ansambleve folklorike tek ne, që janë 14 gjithsejtë. Për koncertin e tanishëm kemi ftuar 7 solistë. Do të përmend vetëm disa prej emrave: Dimitër Todorov – gajdexhi nga Ansambli “Filip Kutev”, Ilija Ganev – nga Ansambli “Pirin”, Todor Dukov – nga Ansambli “Smoljan” dhe disa të tjerë. Arti i ansambleve është një art specifik. Në plan të parë janë grupet e vallëzimit dhe të këndimit . Dhe sikur orkestra mbetet nën hije. Prandaj vendosëm të prezantojmë ata instrumentistë të mrekullueshëm. Orkestra do të ekzekutojë edhe pjesët më të reja. Kështu që koncerti do të jetë plotë buzëqeshje. Në të admiruesit do të kenë mundësi të dëgjojnë vepra në stile të ndryshme.

Vazhdojmë edhe traditën “Klasikët e muzikës dasmore bullgare”. Më 19 mars kemi ftuar fyelltarin Teodosij Spasov, klarinetistin Mlladen Mallakov dhe fizarmonicistin Petër Rallçev. Është një festë për ne, kur kemi koncert me muzikantë të tillë të mëdhenj. Duhet të theksojmë, se muzika dasmore është një gjini e veçantë. Dhe shumica e muzikantëve të mëdhenj bullgarë kanë kaluar përmes shkollës së muzikës dasmore. Kjo reflekton pozitivisht mbi formimin e tyre.

Shumë emocione do të provokojë koncerti “Ritmi i Ballkanit”, në të cilin do të kemi mysafirë muzikantë nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Turqia. Është fakt, se arti bashkon më mirë njerëzit, se sa politikanët. Dhe për kolegët e mi dhe për mua kjo është një kauzë. Jemi të bindur, se ngjarje të tilla ballkanike duhet të organizohen gjithnjë e më shpesh.”

Në koncertin më 25 shkurt publiku do të dëgjojë edhe instrumentistë dhe këngëtarë të tillë të mëdhenj si Nikollaj Paskallev nga Ansambli “Trakija”, Darinka Cekova dhe Ansambli i Veriut, Zhivko Zhelev nga Ansambli “Dobruxha”, Stanço Dimitrov nga Ansambli Kapanski dhe Todor Gluhov nga Ansambli Rodopa – Smoljan.

Vitet e para skenike Dimitër Hristovi njihej si një virtuoz i tamburasë, kompozitor me ide interesante. Para se të bëhet dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore ai ishte në disa ansamble folklorike. Paralelisht ishte edhe pjesë e formacioneve etno “Bullgara” dhe “Diva Reka”, me të cilët vazhdon të punojë edhe sot.

“Unë jam muzikant për nga shpirti dhe zemra. Gjithçka rreth meje është muzikë dhe familja ime është muzikore. Punoj këtë, që e do më shumë. Ndërkaq me orkestrën më të mirë të muzikës popullore. Kolegët e mi janë profesionistë të mrekullueshëm, me të cilët mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë. Vazhdoj të jam pjesë e grupeve etno. Me formacionin “Bullgara” edhe incizuam një album të ri, së shpejti do të realizojmë edhe një tjetri. Formacioni tjetër “Diva Reka” ka shumë ftesa. Me të kishim koncerte në Pragë dhe Varshavë. Aktualisht  po përgatitemi një disk. Një nga ngjarjet më interesante në jetën time personale dhe profesionale quhet “përjetimi Moskë”. Dhe në të vërtetë është një përjetim, sepse të gjithë dimë çfarë arritje kulturore ka Rusia, çfarë profesionistë punojnë aty në të gjitha gjinitë. Për herë të parë më ftuan solist i Orkestrës Kombëtare të Veglave Popullore “Osipov” në vitin 2010. Pas kësaj shumë herë mora ftesa. Pikërisht në Rusi mbarova kualifikime te dy dirigjent të njohur – Vlladimir Ponjkin, i cili punon në fushën e muzikës simfonike dhe operistike dhe te Maksim Evtushenko – specialist në fushën e folklorit. Ata pëlqejnë atë që bëj unë dhe punojmë bashkë. Unë jam bullgari i vetëm, i cili krijoi muzikë për baletin rus “Igor Mojseev”. Veprat e mia “Valle Serbe” dhe “Valle Maqedonase” janë në programet e ansambleve ruse dhe prezantohen në mbarë botën. Bashkëpunoj edhe me Orkestrën Kombëtare të Koncerteve “Bojan” për të cilën krijova një program të tërë. Për këtë orkestër po përgatit vepra, me të cilat të prezantojmë muzikën e Ballkanit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD