Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një dramë me borxhin po e trondit qeverinë në Sofje

Foto: Arkiv

Gjatë kësaj jave deputetët bullgar demonstruan sesi në emër të interesave të veta personale partiake dhe si rezultat të mos kompetencës së vet personale mund të sabotojnë dhe të lëkundin qeverinë deri në shkallë, saqë kryeministri të të hedh fjalën për dorëheqje. Një marrëveshje thjesht teknike në pamje të parë për ndërmjetësi bankare gjatë emitimit gjatë 3 vjetëve të ardhshme të një borxhi publik prej 8 miliardë eurove shpërtheu dhe parlamentin, dhe koalicionin drejtues. Sa për faktin se ky borxh është i miratuar tanimë me buxhetin e shtetit të miratuar gjatë muajit dhjetor për këtë vit dhe prognoza e sivjetshme makroekonomike e cila e shoqëron e ministrisë së financave, deputetët bullgar thjesht nuk u kujtuan. Tani aty po shikojnë një mundësi të re të tërheqin vëmendjen shoqërore dhe të dëshmojnë sesa të shqetësuar janë për popullin bullgar partitë e tyre, më në veçanti në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendase.

Por, a është i domosdoshëm ky borxh i madh për një vend si Bullgaria dhe nëse pikërisht kaq para duhet të merren nga tregjet ndërkombëtare financiare, është një çështje së cilës më mirë mund ti përgjigjet ministria e financave, e cila sipas ligjit është institucioni, i cili përgjigjet për të ardhurat dhe për shpenzimet e shtetit. I nënshtruar kritikave shkatërruese, ministri Vlladisllav Goranov në fund të fundit me çmimin e kompromiseve, rezultatet e të cilave mbase po kështu do të shkaktojnë vetëtima politike, ra dakord për pak më pak para në borxh. Por nga të gjitha fjalimet e tij të bëra u bë e qartë, se nga kjo do të vuaj më tepër politika sociale e qeverisë, me fjalë të tjera më të dobëtit nga ana sociale dhe bullgarët më të prekshëm, ku në të njëjtën kohë thesari i shtetit do të jetë i pamëshirshëm ndaj taksapaguesit, të cilëve nën llupë do të ndiqen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që të mos të fshehin taksa. Një çështje tjetër është se, borxhi i ri i parashikuar është i paracaktuar të mbulojë deficitet e ardhshme buxhetore deri në vitin 2017. Por të mos të ketë të tilla dhe financat publike të vendit të jenë në një gjendje të mirë, është pikërisht ekuacioni , të cilin duhet ta zgjidhin deputetët, të cilët miratojnë çdo vit buxhetet publike të vendit. Nga mjeshtëritë e tyre të barazojnë të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit, do të varet të ketë ose jo deficit, me sa duhet të detyrohet vendi. Shpresojmë të mos harrojnë dhe faktin se gjatë kohës e cila mbetet deri në pranimin përfundimtar në parlament të marrëveshjes për ndërmjetësinë bankare gjatë emitimit të një borxhi të ri publik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD