Vallë, a është e mundshme, që tre menaxherë bullgarë të themelojnë në Bullgari një kompani të teknologjive të informacionit, e cila vetëm pas tre vitesh të bëjë hapa të guximshëm në tregun ndërkombëtar? Është fakt, se për vitin 2014 kompania Scale Fokus regjistroi një rritje afro 100 për qind. Për dy vitet e mëparshme (2012-2013), kjo rritje ishte pothuajse 180 për qind. Firma ka zyra në Sofje, Plovdiv dhe Londër. Së shpejti planifikon të hapë një përfaqësi edhe në Gjermani. Kompania përbëhet nga afro 200 nëpunës, ndërsa synimi është, që numri i tyre të tejkalojë 500 veta. Rezultatet e larta i sjellin çmime prestigjioze ndërkombëtare, ndër të cilët medalje e argjende për kompani me zhvillim më të shpejtë nga Çmimet Ndërkombëtare Biznes Stevie për vitin 2014. Mirëpo, për drejtorin ekzekutiv Pllamen Cekov jo vetëm shifrat kanë rëndësi: “Është me rëndësi çfarë thonë klientët, çfarë gjurmë lë pas vetes dhe si kompania përshtatet në hapësirën e Bullgarisë.”
Posaçërisht për Radio Bullgarinë Pllamen Cekovi sjell më shumë hollësi për themelimin e kompanisë:
“Fillimi u vu me dëshirën e disa miqve të krijojmë një kompani më të ndryshme në sferën e shërbimeve softuer. E nisëm punën me dëshirë të madhe bashkë me specialistë eruditë. Grumbulluam një përvojë të çmueshme se si krijohet një kompani nga zeroja dhe si punohet me shpejtësi të madhe.”
Çfarë produkte bënë kompania dhe me çfarë partnerë punoni në Bullgari dhe jashtë shtetit?
“Kompania është e specializuar në krijimin e produkteve specifike softuer. Ky është një biznes tepër i vështirë, sepse projektet nuk përsëriten. Çdo gjë është tepër individuale, si një kostum i qepur me porosi. Operojmë në më se 14 shtete. Mirëpo, disa prej klientëve më të respektuar janë në tregun bullgar. Jemi të specializuar në disa fusha – shërbime financiare, telekome, sektori i sigurimeve, industria logjistike dhe shitjet me pakicë.”
Mirëpo, ku fshihet sekreti i suksesit të kompanisë?
“Për ne klienti është me rëndësi. Specialistët tanë kuptojnë specifikat e biznesit të klientit dhe me idetë e tyre ata ndihmojnë për përmirësimin e këtij biznesi. Me rëndësi janë edhe motivacioni dhe vendosmëria e ekipit, sepse çdo kompani përbëhet nga njerëz.”
Cila është e vërteta: Bullgaria disponon specialistët më të mirë kompjuterik ose në Bullgari ka një mungesë të madhe të kuadrove të përgatitura mirë?
“Nuk mund të them, se të dy thëniet janë të vërteta. Nuk duhet të gënjejmë veten, se kemi specialistët më të mirë kompjuterikë. Mirëpo, në të njëjtën kohë disponojmë kuadro të përgatitura tepër mirë. Dhe çështja është, se si një kompani arrin ta motivojë, që ata të vazhdojnë të përsosen si specialistë. Është fakt, se tani në industrinë IT ka një pamjaftueshmëri të kuadrove. Bashkëpunojmë me universitetet, që të shkurtojmë distancën midis biznesit dhe arsimit të lartë. Në një plan afatshkurtër mund të tërheqim specialistë nga jashtë, t’u tregojmë të huajve, se Bullgaria është një vend i mrekullueshëm për jetë.”
Cilat janë kushtet për zhvillimin e biznesit në sferën e teknologjive të larta në Bullgari?
“Në parim janë të mira, dhe një dëshmi për këtë është kompania jonë. Kohët e fundit shihet një interes i forcuar i kompanive të tjera ndërkombëtare që të krijojnë dega në Bullgari. Edhe kjo nuk është e rastit. Duhet t’i kushtohet një vëmendje më të madhe Ligjit për Investimet. Dhe problemi i madh, që qëndron para ekonomisë bullgare është, se si të shndërrojmë kompanitë tona në investitorë, kështu që jo vetëm ne të kërkojmë investitorë nga jashtë. Dhe i tillë duhet të jetë orientimi i kompanive bullgare – të dalin sa më shpejtë nga kufijtë e Bullgarisë dhe të popullarizojnë emrin e vendit jashtë shtetit. Atëherë më lehtë edhe investitorë të huaj do të vijnë në tregun tonë pa të kenë frikënga klima biznes tek ne.”
Me një shikim në të ardhmen Pllamen Cekovi ëndërron jo vetëm për suksesin e kompanisë së tij, por edhe për imazhin e biznesit bullgar: “Dëshirojnë të tregojmë, se në Bullgari mund të bëhet një biznes i qëndrueshëm dhe i suksesshëm, konkurrues në tregun ndërkombëtar. Tek ne mungojnë përmasat e gjera, që janë karakteristike për botën perëndimore. Në Bullgari hapat e parë bëhen vështir, por kjo duhet të na bëjë edhe më të fortë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..