Tanimë afro tri vjet që nga viti 2012 në hapësirën publike flitet me ngulm për masa ligjvënëse për mbrojtje të personave fizik nga një rënie në borxhe të tepërta. Në mesin e muajit e majta paraqiti projektin e radhës të Ligjit për mbrojtje nga një rënie në borxhe të tepërta të personave fizik, i cili rikujton shumë variantin nga viti 2014.
Bëhet fjalë për një mbrojtje specifike qytetarëve bullgarë dhe të huajt, të cilët qëndrojnë në vend më shumë se 183 ditë në vit. Sipas avokatit Gjeorgji Koev, ka burime të ndryshme të një rënie në borxhet të tepërta – nga kreditë e hipotekave, të banesave dhe kredi të konsumatorëve, deri në detyrime ndaj shoqërive komunale (ngrohja qendrore, pajisje hidraulike dhe kanalizim e të tjera).
Ai mendon se, në qoftë se më në fund ligji miratohet, ai do të jetë një farë kompensimi social kundër spirales së borxheve:
“Shteti ynë i mbron monopolistët, taksapaguesit e vet më të mëdhenj: banka, shoqëri komunale, kompanitë e siguracioneve, operatorët e telekomunikacionit. Ata gjenerojnë detyrim në borxhe, por këto detyrime nuk janë të tyret, por tanët.”
Detyrimet ndaj shoqërive komunale mund të grumbullohen në mënyrë të pakthyeshme, sipas avokatit Koev, sepse ligji është i kthyer kundër konsumatorëve: “Qytetarët e zakonshëm duhet të mund të zgjedhin, por në qoftë se nuk e kanë këtë mundësi, duhet të mund të falimentojnë,”është kategorik ai. Dhe sqaron: ne mund të blejmë korrent dhe ujë vetëm nga një furnizues. Tek shoqëritë e ngrohjes qendrore është edhe më keq – as mund të heqim dorë nga shërbimet e tyre, as të blejmë prej ndonjë tjetri.
Tek institucionet financiare mekanizmi është i ngjashëm: kredimarrësit durojnë të gjitha pasivet nga kriza, kurse bankat janë të mbrojtura nga legjislacioni. Në qoftë se ligji pranohet, përgjegjësitë do të shpërndahen në mënyrë më të drejtë:
“Efekti është se nuk do të krijojmë debitorë brez pas brezi. Tani përmbaruesi e drejton kryerjen kundra trashëgimtarëve, pa u interesuar nëse ata kanë refuzuar, ose kanë pranuar trashëgiminë e vet”, komenton situatën Gjeorgji Koev. Ai nuk frikësohet nga fakti se një ligj i ngjashëm mund të çojë deri në falimentimin e bankave:
“Ligji për mbrojtje nga një borxhlim i tepruar do të dalë dhe në dobi të disa kreditorëve, sepse ata do të mund të spastrojnë disa detyrime dhe të thonë: “Këto para janë virtuale. Ato nuk ekzistojnë. Ka dhe borxhe të këqija. Përmbaruesi shikon, se nuk ka se çfarë të marrë nga debitori”.
Në qoftë se ndonjë person ka tërhequr kredi me hipotekë prej 45 mijë eurove, deri në këtë moment ka paguar 15 mijë dhe i mbeten akoma 30 mijë, por nuk mund të paguajë, banka e shet pronën, për shembull për 36 mijë euro dhe kështu përgjithësisht ajo merr 51 mijë euro. Debitori edhe e humb banesën e vet, edhe vazhdon të jetë i detyruar ndaj kreditorit me pjesën e mbetur prej rreth 30 mijë eurove. Kështu del se, 15 mijtë e paguar deri në këtë moment janë një qira mjaft e shtrenjtë.
Projekti për ligjin “për falimentimet private” ka një rëndësi të veçantë sociale në Bullgari, duke pasur parasysh përqindjen e lartë të qytetarëve, të cilët jetojnë në mangësi. Sipas të dhënave të një studimi të Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Fondacioni “Fridrih Ebert” që nga viti 2014, rreth gjysma e popullsisë e vendit ose 49.3% jeton nën pragun e varfërisë, me mangësi serioze materiale, që e bën Bullgarinë vendin më të varfër në Bashkimin Evropian.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..