Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov është duke pritur të konfirmohet vizita e tij në Ukrainë ku do të takohet me bashkësinë bullgare.
“Mbrojta e interesave të shtetasve bullgarë dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit është ndër prioritetet e MPJ-së, vuri në dukje ministri Mitov gjatë raportimit të 100 ditëve të para të qeverisjes së tij. Një shembull i mirë për këtë zotim tonin është ndodhia me 6 pilotëve bullgarë, të cilët ishin rrëmbyer në Sudan gjatë pjesëmarrjes së tyre në një operacion të NATO-s aty. Atëherë MPJ-ja reagoi shpejtë dhe ata ishin çliruar.”
Prioritet për qeverinë është heqja e vizave për bullgarët të cilët udhëtojnë drejt Kanadasë dhe SHBA-së. Por me sa duket Komisioni Evropian nuk do ta lejojë atë.
“Deri tani nuk ka të dhëna për bullgarë të cilët luftojnë për Shtetin Islamik”, kategorikisht u shpreh ministri Mitov, duke theksuar se po punohet rreth legjislacionit të veçantë për t’u kriminalizuar pjesëmarrja e bullgarëve në këtë grupim islamik dhe se po ndërmerren masa për kufizimin e numrit të luftëtarëve të huaj.
“Partneriteti euroatlantik vijon të konsiderohet si garanci për paqen dhe sigurinë globale. Ja pse Bullgaria teksa është anëtare e NATO-s do të jetë vend i sigurt dhe i qëndrueshëm. Mos harrojmë se kërcënimet shtohen për ditë, bëri të qartë ministri Mitov. – Nuk ka alternativa të tjera. Për sa i përket Unionit Euroaziatik, ne nuk e dimë çfarë qëndron në bazë të tijin. Nuk ka shtet në kuadër të BE-së dhe NATO-s, i cili shtet të mos kërkojë të bashkëpunojë me Rusinë dhe me të cilin vend ne mund të ndajmë vlera dhe rregulla të përbashkëta. Mirëpo, kohët e fundit kjo dëshirë dështoi në mënyrë të njëanshme.”
Si vlerësohen marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë?
“Bullgaria do të mbajë kontakte politike, ekonomike dhe kulturore me Rusinë, nënkuptohet, në pajtim me qëndrimin e BE-së, theksoi ministri Mitov. – Gjithsesi raportet bilaterale duhet vazhduar. Situata aktuale është tepër e komplikuar po të marrim Ukrainën. Bullgaria respekton standardet ndërkombëtare. Ja pse nuk mund të jemi të paanshëm për sa i përket aneksimit të paligjshëm dhe kur me vetëdije destabilizohet Ukraina.”
Garantimi që Gjermania do t’i rivendos investimet në Bullgari raportohet si suksesi më i madh i ministrit Mitov pasi ai pati vizitë në Gjermani.
“Kjo do të thotë se Bullgaria ka rifituar besimin e Gjermanisë, e cila i kishte stopuar investimet. Pra, kushtet e biznesit në Bullgari janë përmirësuar. Rifitimi i besimit të gjermanëve do të rrefkëtojë pozitivisht mbi investimet e vendeve të tjera të BE-së.”
Bullgaria përkrah integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe njëkohësisht mbron interesat e komuniteteve bullgare në këto vende.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..