Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

HR industria përkrah hapjen e tregut të punës për specialistë IT nga shtetet jashtë BE-së

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Gjithnjë e më shpesh flitet për këtë si robotët do të zëvendësojnë njerëzit në punën e tyre. Për më tepër, konsiderohet, se kjo do të ndodhë jo vetëm në profesionet me punë të rëndë fizike, por edhe në fushat, që kërkojnë specialistë me kualifikim të lartë. Nga ana tjetër sipas ekspertëve, kompanitë që interesohen për njeriun dhe e vënë në qendrën e vëmendjes, do të fitojnë një epërsi mbi të tjerët. Bënë përshtypje gjithashtu, se në erën e teknologjive të larta, në të cilën jetojmë, në përzgjedhjen e kuadrove vlerësohen tepër lartë jo vetëm aftësitë teknike, por edhe cilësi personale, mundësia të marrish përsipër përgjegjësinë, humanizmi, dëshira për bashkëpunim dhe për punë në ekip. Këtë e shndërron industria HR në një faktor, i cili duhet të merret në konsideratë. Cila është situata tek ne?

Sipas specialistëve, kjo degë zhvillohet me sukses, duke ofruar gjithnjë e më shumë produkte dhe shërbime të reja, lidhura me përzgjedhjen e personalit, trajnimet e kështu me radhë. “Zhvillimi ynë shoqëron zhvillimin e tërë industrisë në Bullgari. Mund të themi, se rritja ka megjithëqë është akoma e vogël”, komenton për Radio Bullgarinë Svetllozar Petrov drejtor i HR kompanisë JobTiger dhe sajt për karriera. JobTiger është organizator i ekspozitës së vetme të specializuar të degës HR tek ne. Kohët e funditnë kryeqytet u mbajt edicioni i katërt i këtij forumi. Kjo veprimtari jep mundësi për shkëmbimin e përvojës dhe praktikave të mira, për takime me klientë dhe partnerë biznesi. Dhe nëse për punëdhënësi kanë rëndësi aftësitë dhe virtytet personale të nëpunësve të ardhshëm, vet njerëzit zgjedhin punën sipas mundësisë për zhvillim profesional dhe për bilanc midis punës dhe jetës personale.

“Atë, që kërkojnë njerëzit përveç rrogës është siguria e vendit të punës, domethënë, preferohen firma të qëndrueshme dhe të sigurta – shpjegon Svetllozar Petrovi. – Krahas kësaj me rëndësi të madhe është qëndrimi i punëdhënësit ndaj nëpunësve: atë, që ai bën për ta, përveç pagimit të rrogave dhe sigurimeve. Nga anketimet zbuluam, se është me rëndësi edhe respekti ndaj punës së kryer. Për njerëzit është me rëndësi edhe sjellja e shefit ndaj tyre. Në shikim të parë e gjithë kjo nuk ka rëndësi aq të madhe, por pikërisht ato gjëra të vogla caktojnë dallimet midis punëdhënësve.”

Megjithëqë afron koha, kur kompjuterët do të zëvendësojnë njerëzit, akoma ka nevojë për kuadro njerëzore. Kërkohen më në veçanti specialistë kompjuterikë. Kohët e fundit qeveria shpalli, se do të lehtësojë punësimin e specialistëve IT nga shtetet, që nuk janë anëtare të BE-së. Më shpesh kandidatët për punë janë nga Ukraina dhe Rusia. Interes shfaqin edhe specialistë IT nga Kina, India dhe Pakistan. “HR industria përkrah këtë qëndrim, sepse në të vërtetë ka një pamjaftueshmëri të kuadrove – thekson Svetllozar Petrovi. – Ka disa shtete të BE-së nga të cilët tërheqim kuadro, por bëhet fjalë vetëm për njerëz të veçantë. Në të vërtetë në sektorin IT ka nevojë të madhe për specialistë. Dhe është tepër e vështirë, që universitetet për një kohë të shkurtër të përgatitin aq kuadro, sa janë të domosdoshme.”

Vallë, a ka sektorë të tjerë, në të cilët gjithashtu ka nevojë për specialistë?

“Në territorin e qyteteve Sofja, Pllovdiv, Varna ka shumë qendra autsorsing, në të cilat puna përveç me gjuhë të huaja ka të bëjë edhe me financa, kontabilitet, logjistikë – tregon zoti Petrov. – Bullgaria është një vend i preferuar jo vetëm për autsorsing të shërbimeve IT. Ajo caktohet edhe për një nga vendet më të mira për krijimin e këtyre qendrave. Interesi po rritet dhe është fakt, se qendrat e tilla që punojnë kanë dëshirë të zmadhojnë personelin. Është e domosdoshme të kualifikohen kuadro, sepse kërkohen njohuri specifike dhe zotërim të gjuhëve të huaja. Prandaj nuk është aq lehtë të gjenden kuadro, që të punësohen në vendet e lira.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD