Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pushimi evropian midis orëve të mësimit” – një mësim për qytetarët e rinj të BE-së

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 17 shkurt starton iniciativa “Pushimi evropian midis orëve të mësimit”. Me vizitë në shkollën e Plovdivit “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, deputeti evropian nga Partia Popullore Evropiane Svetosllav Malinov do të fillojë popullarizimin e veprimtarisë të Parlamentit Evropian dhe të Bashkimit Evropian mes të rinjve. Qëllimi është që deri në vitin 2019 nxënësit prej 100 shkollave të mund të njihen me veprimtarinë e institucioneve evropiane dhe me të drejtat e tyre bazë si qytetarë evropian – nën formën e debateve, bisedave dhe lojërave të ndryshme.

“Pushimi evropian midis orëve të mësimit” duhet të mendohet para së gjithësh si një mësim në kontekstin e një lënde akoma mos ekzistuese në pamje të pastër arsim civil” – saktëson Svetosllav Malinov. Ai jo njëherë ka deklaruar përkrahjen e tij kategorike për përfshirjen e një lënde të tillë në programin e detyrueshëm arsimues për shkollat. “Dua të kuptoj sesi ne njerëzit me pozita më të larta si për shembull deputetët evropianë, mund të jemi të dobishëm, kurse kjo nuk ka sesi të kuptohet, në qoftë se nuk shkojmë në shkollë – shënon z. Malinov. – Ka baza shumë më të thella të mendojmë në këtë moment për nevojën nga aplikimi i arsimit civil. Ka gjëra, të cilat janë me një rëndësi të madhe për zhvillimin e një shteti, por asnjëherë nuk janë të ngutshme. Asnjëherë nuk janë kaq të ngutshme, sa fatkeqësitë natyrore, refugjatët, kriminaliteti – gjëra, të cilat janë vazhdimisht në sipërfaqe dhe marrin përsipër të gjithë energjinë dhe reagimin e shoqërisë dhe të mediave. Njëkohësisht për arsimin civil, për arsimimin politik dhe ekonomik të njerëzve asnjëherë nuk mbeten resurse dhe energji.”

Gjetja e energjisë pikërisht mbi këto çështje është në themel të pakësimit të shumë prej problemeve, është kategorik Malinov. Dhe bën një analogji midis arsimit civil dhe atij shëndetësor. Ashti siç paratë e investuara në arsimin shëndetësor kanë rritur deri në një shkallë të madhe shëndetin e shoqërisë, kështu, në qoftë se pranojmë se shoqëria jonë e sotme është e sëmurë politikisht dhe ekonomikisht, kultura më e lartë sa i përket këtyre fushave, rritja e vetëdijes së qytetarëve, mundësia që ata të bëjnë një zgjedhje racionale, të vetëdijshme dhe informative, do të përmirësojnë dhe situatën politike dhe atë ekonomike në vend.

“Të jesh një qytetar i mirë, një qytetar demokratik do të thotë të kesh një tip të caktuar kompetence, e cila të kursen probleme më tutje në jetë. E thënë shkurtimisht – nuk është gjë e mirë të kuptoni, se keni gabuar në zgjedhjen tuaj politike, sepse thjesht nuk keni zakon të informoheni. Dhe nuk është e mirë të kuptoni se çfarë do të thotë një përqindje lëvizëse të kamatën në muajin e gjashtë, pasi paguani kredinë tuaj të hipotekës.”

Për arritjen e projektit të vet, deputeti evropian Svetosllav Malinov e ndërmerr qëndrimin nga poshtë-lartë. Në kuadrin e mandatit të vet ai ka ambicien të vizitojë dhjetëra shkolla në vend, të takohet me nxënësit personalisht, të bisedojë me mësuesit dhe me drejtorët dhe kështu jo thjesht të ndiej dhe të dëgjoj pikëpamjen e tyre mbi këto çështje, por dhe të vizatojë me ndihmën e tyre hapat e mëtejshme gjatë ndërtimit të konceptit të plotë për një arsim civil në Bullgari.

Iniciativa do të realizohet mes nxënësve nga dy klasat e fundit të gjimnazit, ku vetëm dy ditë pas shpalljes tanimë ka 7 kërkesa nga shkollat të cilat shfaqin dëshirë të përfshihen. Akoma gjatë muajit të parë nga fillimi i vet, programi do të zhvillohet në qytetet Plovdiv, Hisarja dhe Dupnica. Do të punohet dhe për respektimin e bilancit midis shkollave të Sofjes dhe shkollave jashtë kryeqytetit. Vizitat do të zhvillohen në kuadrin e një ore të mësimit, ku çdo një shkollë e cila merr pjesë në program, do të marrin ndihmëse të përpunuara mësimore, të cilat japin informatë më të madhe për Bashkimin Evropian dhe nocionet bazë në teorinë e demokracisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD