“Herën e fundit i hap krahët për fluturim. Herën e fundit ajo fluturon në qiell.
Ajo i thotë lamtumirë fushave të dashura, bjeshkëve pran tyre, qiellit të pafund!”
Ato vjersha i shkroi Damjan Damjanovi. Pak më vonë me muzikën e tij Tonço Rusevi i shndërroi në një këngë, të cilën e interpretoi Lili Ivanova ditët e para të vitit 1972. Kënga “Zogu” iu kushtua këngëtares së talentuar bullgare Pasha Hristova. Disa javë para kësaj muzika bullgare humbi një nga zërat më të fort dhe më të pasur. Pasha Hristova ishte mezi 25 vjeçare, kur vdiq në një katastrofë ajrore në Aeroportin e Sofjes. Në karrierën e shkurtër 5-vjeçare ajo bëri më se 40 incizime në Radion Kombëtare Bullgare dhe 60 incizime gjithsej për fondin e Radios, Televizionit dhe Ballkantonit.
Në vitin 1970 fitoi çmimin e tretë për interpretues në Festivalin Ndërkombëtar “Kaprolli i Florinjtë” në Brashov të Rumanisë. Prezantimi i saj në konkursin “Orfeu i Artë” ishte i suksesshëm si për vet këngëtaren, ashtu edhe për autorët e këngëve “Një trëndafil bullgar” dhe “Fryj, erë”. Ata fituan çmimin e parë dhe Çmimin e Madh – Statujën e Florinjtë. Këngëtarja ishte mbajtëse e çmimit të parë të Festivalit në Sopot të Polonisë me këngën e Çesllav Niemenit “E çuditshme është kjo botë”.
Kjo seri të çmimeve të mëdha u ndërpre më 21 dhjetor të vitit 1971. Disa orë para mesnate pas një vonese të gjatë të fluturimit, këngëtarja 25-vjeçare bashkë me Orkestrën Sofja ngjitën në bordin e avionit IL 18, me të cilin duhej të udhëtonin për Algjeri. Avioni sapo ishte dalë nga riparimi. Pak para se të fluturojë një erë e fortë e anoi aeroplanin. Krahu plasi në pistë, korpusi u shkatërrua dhe u ndez. Nga 73 veta gjithsej në bord vdiqën 32. Ndër ta ishte edhe ekuipazhi 6 anëtarësh. U shpëtuan vetëm disa prej udhëtarëve që ishin në pjesën e prapme.
Më 23 dhjetor të vitit 1971 mijëra njerëz e përcollën këngëtaren Pasha Hristova në rrugën e saj të fundit. Talenti i saj i madh, zëri i saj i jashtëzakonshëm nuk lejojnë, që kujtimi për të të vdesë. Kjo këngëtare mbetet si një simbol i një nga periudhat më të mira në zhvillimin e muzikës zbavitëse bullgare dhe një shembull për breza të tëra muzikantësh bullgarë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së..
Si kreu i kishës rimokatolike Papa Gjon Pali II pati më se 100 vizita zyrtare në tërë botën. Ai ishte papa i parë që vizitoi sinagogë, xhami dhe kishë protestante – diçka, me të cilën dërgoi mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e tolerancës mes..
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga..