Si Niksëni e frymëzoi prodhimin e proshutës në Bullgari? Si lind pija freskuese pa alkool “Alltaj”, varianti bullgar i Koka-kolës? Cilat janë këngët e njohura lidhur me kulinarin, të cilat vërtiten vazhdimisht në restorantet socialiste?A ka një perde propaganduese në botën e kulinarisë?
Përgjigjen e këtyre çështjeve i jep libri “Gurmeja Socialiste” – një vështrim jo standard ndaj jetës tek ne gjatë kohës së perdes së Hekurt. Autore është Allbena Shkodrova, e cila vite të tëra me radhë është një gazetare politike. “Gurmeja socialiste” është rezultat nga një studimi i thelluar i arkivave dhe dokumenteve, disa nga të cilat deri vonë janë sekretë, si dhe nga kujtimet e treguara të afro 80 vetave. Pa sarkazëm, por me një ndjenjë të këndshme për humor. Libri na kthen në kohën e dyqaneve me raftet bosh dhe të mbylljes së kavanozave me zajre në kushte qytetare. Kuzhina e atëhershme nuk dallohet në mënyrë dramatike nga ajo moderne. Repertori i gjellëve të preferuara të përgatitur në shtëpi është po kështu aktual: mish viçi të zier, supë me qofte të vogla, qofte. Dallimi i madh është në zgjedhje.
“Zgjedhja e kufizuar në krahasim me bollëkun e sotëm, që vjen nga prania e produkteve më të shumta dhe të larmishme, por dhe hapja drejt kulturave të tjera të ushqimit – sqaron Allbena. – Bullgaria ishte jashtëzakonisht jo kureshtare ndaj kuzhinave të huaja. Në kuzhinën tonë kombëtare ka huazime të shumta nga perandoria turke dhe greke nga koha e Mbretërisë Osmane, por i kemi ndërmarrë si diçka tonën. Mezi pas vitit 1989 fillon hapja kulturore drejt kuzhinave të tjera. Po kështu në mënyrë teknologjike çdo gjë ka ndryshuar. Pajisjet moderne për kuzhinë lejojnë mundësi më të shumta të mund të eksperimentohet, prania deri tek recetave përmes internetit, e gjithë kjo krijon një dallim të madh midis atëherë dhe sot.”
Perdja e propagandës mund të ndalojë çdo një frymë nga kuzhina perëndimore. Me zhvillimin e Ballkanturistit mezi depërton tradita kulinare franceze. Relativisht më e lehtë, në bazë të shkaqeve të shpjegueshme, recetat ruse gjejnë vend ne menynë tonë. Klubi Rus i njohur gjatë asaj kohe është lavdëruar me një kuzhinë jashtëzakonisht të mirë. Një nder ka gëzuar dhe Klubi i Gazetarëve, ku ka punuar një pastiçer i njohur, i cili ka fituar mjeshtëri nëpër Evropën Qendrore. Në studimin e vet Allbena Shkodreva arrin deri tek konkluzioni se në periudhën e socializmit Bullgaria ka pasur më shumë lokale për frymë të popullsisë nga Nju Jorku i sotëm.
“Shkaku është politika shumë këmbëngulëse shtetërore nga viti 1944 deri në mesin e viteve 80 të inkurajimit të ushqimit në masë dhe krijimin e restoranteve të shumta – sqaron ajo. – Qëllimi ka qenë të jenë në çmime të pranueshme dhe familjet të ushqehen në to, që të mos humbasin kohë në kuzhinë. Një nga vendimet e para, të cilat i merr Këshilli i Ministrave i republikës së re, është t’i detyrojë ndërmarrjet private, për të cilat nacionalizimi vjen disa vjet më vonë, të sigurojnë mensa punëtore. Sistemi i ushqimit në masë niset që aty, kalon përmes mit të restoranteve në qendër të Sofjes, të cilat nuk duhet të vijnë erë borgjezie, por të jenë të thjeshtë dhe të mund të ushqejnë shumë njerëz. Pas kësaj kalon përmes Ballkanturistit, i cili zhvillon shkollën e vet dhe përfundon gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të periudhës me synim drejt restoranteve më luksoz, por krejtësisht të papranueshme për bullgarin e zakonshëm.”
Nuk mungojnë dhe raste kurioze nga ajo kohë, me të cilat ndeshet Allbena:
“Një, i cili gjithmonë i ka bërë njerëzit për të qeshur është historia e proshutës së parë industriale në Bullgari. Profesori Ivan Bajçev, ka punuar atëherë në kombinatin e mishit në qytetin Ruse, tregon sesi presidenti amerikan Niksën ka frymëzuar prodhimin e proshutës në të gjithë Evropën Lindore, në këtë numër dhe në Bullgari. Gjatë kohës së fushatës së tij parazgjedhore ka premtuar, në qoftë se e zgjedhin për president, të mund të sigurojë për amerikanët dy herë në ditë proshutë. E gjithë Evropa Lindore fillon të prodhojë me shpresë ta shes në Amerikë kundrejt valutës së konvertirueshme atëherë munguese. Prodhimi fillon dhe tek ne, por eksporti dështon për shkak të shkaqeve të ndryshme, si mungesë të resursit për paketim ose të dëshirës çdo gjë të prodhohet prej mishit të pastër, që e ka drejtuar kombinatin e qytetit Ruse përpara pamundësisë të sigurojë lëndë në përpjesëtime të pranueshme. Pak nga pak vendi amerikan ka hequr dorë nga furnizimet, sepse kanë qenë shumë të pakta për tregun e tyre dhe nuk i kanë merituar përpjekjet. Kështu proshutoja tanimë e prodhuar, del në tregun bullgar.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..