Sozopolli i vjetër është ndër finalistët e klasifikimit prestigjioz vjetor të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit. Për titullin “Destinacioni i vitit 2015” qyteti bregdetar bullgar konkurrohet me kryeqytetin e Sllovenisë Ljubljana dhe me bregdetin verilindor të Tajvanit. Fituesi do të bëhet i njohur në mesin e prillit. Tani për tani Sozopolli dallohet si favorit.
“Të ruash trashëgiminë kulturore dhe historike të një qyteti dhe në të njëjtën kohë të sigurosh zhvillimin e tij të qëndrueshëm është një provë serioze. Dhe kur historia e qytetit daton nga viti 611 para Krishtit, atëherë sfida është edhe më e madhe. Qyteti bregdetar bullgar Sozopoll arriti të sigurojë një afrueshmëri më të madhe te fenomenet e tij. Pikërisht këtë e bënë atë finalist për çmimin “Destinacion i vitit 2015”. Këtë e lexojmë në sajtin e Këshillit Botëror të Turizmit. Nga atje mësojmë edhe fakte interesante nga historia e qytetit dhe gjejmë kriteret, sipas të cilëve u zgjodh. Njeri prej tyre janë arritjet në gërmimin dhe ekspozimin e objekteve arkeologjike.
Në antikitet qyteti ishte një koloni greke e njohur si Apollonija. Që nga kjo epokë daton edhe kompleksi “Muri dhe kulla jugore të kështjellës” – një nga monumentet më interesant dhe tërheqëse. Pikërisht shndërrimi i tij në një objekt të arritshëm turistik tërhoqi vëmendjen e ekspertëve të Këshillit. Në të njëjtën kohë miqtë e qytetit me gëzim iu kënaqen koloritit të qytetit të vjetër me shtëpitë e tij prej druri dhe me rrugicat e ngushta me kalldrëm, plotë kafene të vogla dhe restorante.
Gjatë verës Sozopulli është plotë i përplot turistë, që vijnë këtu për plazhet e bukura dhe hotelet komode. Mirëpo, atë, që e dallon nga vendpushimet e tjera bregdetare është trashëgimia e pasur kulturore dhe historike. Interesi i turistëve të huaj u rrit verën e vitit 2010, kur gjatë gërmimeve në ishullin Shën Ivan, në altarin e kishës më të vjetër në këtë ishull ekspedita arkeologjike gjeti lipsane. Supozohet se ata i përkasin Joan Pagëzorit, Pararendësit. Kështu ky zbulim e radhiti Sozopollin në listën e destinacioneve më të preferuara evropiane për pelegrinazh.
Dy vjet më vonë qyteti prapë hyri në fokusin e interesin shoqëror. Në vitin 2012 gjatë gërmimeve të një manastiri të lashtë në afërsi të mureve të dikurshme të qytetit, shkencëtarët gjetën mbetje të... vampirëve. Dy skeletet – njeri i burrit dhe tjetri i gruas – ishin shpuar në zemër me shufra prej hekuri. I tillë ishte riti i përhapur në trojet tona që shfrytëzohej kundër vampirëve. Ky zbulim u shndërrua në një sensacion botëror, ndërsa Sozopolli – në një destinacion i turizmit për kërkimin e vampirëve, duke konkurruar Pallatin Bran në Rumaninë fqinje, ku është vatra e Drakullës. Ka edhe një premisë tjetër për të cilin qyteti bregdetar mori këtë vlerësim prestigjioz. Ky është bashkëpunimi i mrekullueshëm midis administratës vendëse dhe sektorit joqeveritar në fushën e turizmit. Kryetari i fondacionit “Sozopoll” Kirill Arnaudski thekson: “Në Këshillin Botëror të Turizmit dhe të Udhëtimit anëtarësojnë më se 2 mijë organizata të specializuara. Tani të gjithë ata në sajtet e tyre kanë informacion për qytetin Sozopoll. Kështu që kjo është një reklamë e madhe për qytetin tonë.”
Sipas përfaqësuesve të Këshillit Botëror të Turizmit dhe të Udhëtimit kompleksi “Muri dhe kulla jugore të kështjellës” në Sozopoll është pjesë e pandarë e qytetit të vjetër, i cili arriti të ruajë atmosferën e dikurshme të vatrës kulturore të rajonit. Dhe pikërisht kjo është një nga përparësitë e kandidaturës së qytetit bullgar.
Fituesi do të shpallet në një ceremoni zyrtare më 15 prill të këtij viti në Madrid. I urojmë kandidaturës bullgare sukses, kështu që Sozopolli të qëndrojë në krye të klasifikimit prestigjioz gjë që do të shtojë numrin e turistëve në këtë vendpushim bregdetar bullgar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Bulfoto
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..