Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akrobatë të rinj bullgarë pushtojnë Makao-në

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Sirma Dobreva e cila njihet si “gruaja-gomë” është ndër artistët më të mirë të varieteteve në botë. Publiku bullgar e njeh nga shou-spektaklet e saj “Rrethi ajror”, “Sirena” dhe “Arka”. Pikërisht me këtë shou ajo ka fituar çmimin “Ikar” për artisten më të mirë të varieteteve. Sot ajo përdor kontaktet e vendosura prej saj gjatë viteve nëpër botë, që të sigurojë angazhime për artistë të rinj dhe të talentuar bullgarë në kontinentin aziatik – në Malajzi, Bahrejn, Oman, Hon Kong, Makao...

“Me interpretimet solo kam udhëtuar në gjithë botën. Në një moment vendosa që të mbetem në Bullgari që të mund të kujdesem më mirë për fëmijën time dhe të bëjë diçka të dobishme për kolegët e mi më të rinj, të cilët janë në fillimin e rrugës së tyre krijuese, duke përdorur kontaktet që kam vendosur jashtë shtetit. Në Bullgari ka shumë talente të reja, të cilët kanë nevojë të realizohen.”

Kështu ajo bëhet themeluese dhe drejtore artistike e “Kanetiks” – një projekt unik për akrobatikë ajrore. Mbledh rreth vetes akrobatë të rinj që kanë mbaruar Akademinë Kombëtare të Sporteve, të cilët në Bullgari nuk mund të realizohen dhe ushtrojnë profesione të tjera... Kështu ajo u ofron shansin të realizojnë ëndrrën e vet. Në fillim stërvitjet e “Kanetiks” bëhen në një sallë të vogël, pas kësaj akrobatët e rinj dalin në fasadat e godinave të larta. Atje ata bëjnë ushtrimet akrobatike të siguruar me litarë për alpinistë. Disa prej tyre që nuk arrijnë të përballojnë frikën nga lartësia përjashtohen nga grupi. Akrobatikë të tillë të ngjashme në ajër prezantohet për herë të parë në Bullgari. Trupa ka dhe koreografi të vet – ushtrime të ndryshme me elemente të ndërlikuara, që nuk mund të interpretohen në tokë. Sirma Dobreva ka vendosur të dërgojë një material të xhiruar në Makao, në kazinonë më të madhe në botë dhe menjëherë pas kësaj ka ardhur ftesa për pjesëmarrje... Për një pjesë prej akrobatëve të rinj ky ishte udhëtimi i parë jashtë shtetit me një angazhim të tillë serioz. Nuk vonoi dhe komplimenti, se jemi disa herë më të mirë në krahasim me artistët e tjerë” – tregon Sirma. Në fasadën e kazinosë “Venecie Makao” ata interpretojnë vertikalisht një kompleks ushtrimesh akrobatike, bukuria e akrobatikës vertikale konsiston në këtë, se interpretuesit nuk u nënshtrohen kufizimeve të gravitacionit. Trupi është lidhur me një rrip të vogël te mesi, ndërsa litarët janë kapur në 3-4 pika. Kështu akrobatët arrijnë të balancojnë dhe të ruajnë pozicionin e trupit. Lartësia minimale në të cilën mund të varen artistët është 5 metra nga çatia.

Снимка“Ndryshe nga salla, ku ke ndonjë orientir – mure, kënde, dritare, tavan, jashtë je i rrethuar nga pafundësia, qielli, rretë, të cilët shpesh herë ta hutojnë” – vazhdon të rrëfeje Sirma dhe shton, se kjo është një ndjesi e pazakontë, që kërkon shumë guxim”. Interpretimet e akrobatëve bullgarë janë parë nga mijëra turistë, të cilët kalojnë pranë vendit, ku “Kanetiks” interpreton spektaklet e tij ajrore.

Në botë ekzistojnë disa formacione valltare me koreografi të ngjashme mbi godina të larta.

“Ne jemi të parët dhe të vetmit në botë, që interpretojnë akrobatikë mbi fasadat e godinave, duke përdorur aftësitë tona të përfituara nga akrobatika. Trupat e tjera vallëzojnë, diferenca midis vallëzimit dhe akrobatikës është ë madhe. Ne dëshirojmë të “ringjallim” hapësirën arkitekturore edhe këtu në Bullgari, pse jo edhen të kalave të vjetra në vendin tonë si “Baba Vida” dhe “Carevec”, për shembull. Kështu do të tërheqim vëmendjen e turistëve bullgarë dhe të huaj ndaj këtyre vendeve arkeologjike.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD