Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushtetarët janë tepër të indinjuar nga pohimet, se Bullgaria po përgatitet për luftë

БНР Новини
Daniell Mitov dhe Nikollaj Nençev
Foto: BULFOTO, BGNES

Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov publikisht hodhi poshtë pohimet, se pasqyra mobilizuese e ushtrisë bullgare, miratuar para pak kohe, është përgatitje për luftë. “Nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për të hyrë në luftë, por duhet të jemi të përgatitur”- deklaroi ai dhe rikujtoi, se pasqyra mobilizuese nuk është precedent, por praktikë rutine. Toni i deklaratës tregoi, se pohimet për luftë me Rusinë e kanë indinjuar shumë Ministrin e Punëve të Jashtme. Komente sarkastike në lidhje me këtë bleri dhe Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev.

Diplomati numër 1nuk e konsideroi të nevojshme të saktësojë, se është nervozuar nga deklaratat e liderit të partisë nacionaliste “Ataka” Volen Siderov.  Por me  shprehje të ashpra dhe jo tipike për diplomacinë Mitovi deklaroi, se  thashethemet për synime për vendosjen e armëve, përfshi edhe bërthamore në Shablla, të Bullgarisë Verilindore, janë “të kota dhe histeri” të cilave duhet t’i jepet fund dhe është “marrëzi” të mendojmë, se dikush e kërcënon Bullgarinë ose që ajo kërcënon shtete të tjera. Si dëshmi për mosdëshirën e luftës me Rusinë ministri  theksoi sanksionet e ndërmarra kundër saj. Sipas tij, sanksionet janë i vetmi instrument i Evropës për të ndikuar mbi politikën e Rusisë. Solidarizimi i Bullgarisë me sanksionet, Ministri Mitov  e vlerësoi si rezultat i respektimit të  vendimeve të Brukselit, por edhe i besnikërisë së vendit ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare.

Mjaft i indinjuar edhe Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev  e akuzoi drejtpërsëdrejti Moskën, se krijon tension dhe panik në Bullgari me anën e përhapjes së informacioneve të padrejta. Ministri  supozon, se ekziston një qendër informative propagandistike e cila ka si qëllim të krijoi panik ndër njerëzit,  dhe se kjo qendër ndodhet në Rusi, ndërsa në Bullgari partia “Ataka” vazhdimisht del me deklarata dhe çështje  në lidhje me këtë. Për të zbutur efektin e deklaratës së ashpër Ministria e Mbrojtjes komentoi, se supozimi i ministrit për ekzistencën e qendrës propagandistike i detyrohet jo informacionit të zbulimit ushtarak, por është konkluzion i tij personal.

Në tërësi, Mitovi mendon, se marrëdhëniet e dyanshme me Rusinë nuk janë të ftohta, bisedimet e Sofjes me Moskën vazhdojnë dhe në to pala bullgare i përmbahet pozitës kombëtare për mirëkuptim me Rusinë.  Por episodet e fundit të tensionit tregojnë qartë, se ka nevojë për qetësim  dhe stabilizim. Bëhet e qartë, se në situatën aktuale politike të tensionit, në të cilën Bullgaria dhe Rusia janë në pole të ndryshme, kjo nuk do të jetë e lehtë, as shpejtë. Sa u përket  tensionit  midis pushtetarëve dhe partisë “Ataka”, ato nuk janë befasi. Arsye për indinjatë nga deklaratat  ekstreme të Siderovit kishte edhe më përpara. Para pak kohe ai prognozoi, se viti 2015 do të jetë  vit i ngjarjeve të paparashikuara, se BE, ku bën pjesë edhe Bullgaria,  do të shpërbëhet, se në Evropë priten vala shoqërore kundër politikës antipopullore të liderëve evropianë. Se do të  bëhen ndarje midis botës  atlantike dhe asaj  të Evrazisë dhe Bullgaria do të duhet të marrë vendime kardinalë duke marrë në konsideratë, se BE është një mashtrim, ndërsa e vërteta është Evrazia.  Në këtë tablo të ndërlikuar lideri nacionalist shoh ngjashmëri midis partisë së tij dhe partisë greke Siriza. Por kjo është një temë tjetër, paraelektorale, në përfytyrimet e ultra nacionalistit, që ushqen simpati ndaj Evrazisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD