Si përfaqësues të ekonomisë më të fuqishme në Evropë, mendimi i investuesve gjerman në Bullgari mund të pranohet si një lakmus për zhvillimin e biznes mjedisit në vend. Njëfarë “zëdhënës” i tyre në Bullgari është dhoma Gjermano-Bullgare industriale-tregtare. Shkaku të flasim me shefin e përgjithshëm ekzekutiv të dhomës doktor Mitko Vasilev na jep dhe ceremonia e zhvilluar tani vonë në operën e Sofjes, në të cilën për herë të 11 u dekoruan firmat të cilat kanë kontribuar gjatë vitit të fundit për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike bullgaro-gjermane.
Kohët e fundit në takim me qeverinë përfaqësuesit e investuesve amerikan, francez dhe gjerman në Bullgari patën mundësi krahas me pronarët e menaxhimit të lartë të kompanive prijëse në Bullgari të dëgjojnë që nga dora e parë se çfarë po rastis në shtet dhe në Bashkimin Evropian gjatë vitit të ri. Çfarë i thatë njëri-tjetrit dhe çfarë rezultati mund të pritet nga takime të tilla?
“Qe shumë mirë të dëgjojmë se çfarë qëllimesh ka qeveria”-mendon Mitko Vasilev. “Nga një takim të tillë nuk mund të presim të rastisin kushedi se çfarë gjërash dhe rezultatesh, por është me rëndësi të takohemi, të ketë dialog dhe dëgjueshmëri, më në veçanti në këtë situatë të rëndë, në të cilën gjendet Bullgaria. Nuk flas për ndonjë farë izolimi, por kemi akoma detyra të tjera për të zgjidhur, sepse disa gjëra rëndojnë. Kam parasysh dhe rastin me bankën korporatave tregtare dhe reformën gjyqësore dhe reforma të tjera të cilat do të zhvillohen dhe të cilat janë të lidhura me të gjithë shoqërinë.”
Në anketën tradicionale mes rreth 500 anëtarët e vet dhoma industriale-tregtare gjermano bullgare për herë të parë vitin e kaluar shënoi një kritike të ashpër ndaj kushteve për investuesit e huaj në Bullgari. Në plan të parë përsëri u theksuan administrata e cila nuk punon, korrupsioni, sistemi juridik, transparenca jo e mjaftueshme e porosive shoqërore e kështu me radhë. Si ndikon mbi biznes klimën tek ne mos stabiliteti afro 2 vjeçar politik dhe ekonomik mbi interesin investues?
“Nuk ndikon mirë. Në qoftë se marrim të dhënat e Bankës Popullore Bullgare, me të cilat ne punojmë, për vitin e kaluar përsëri llogaritet një zbaticë të investimeve gjermane. Por nuk duhet të shikojmë vetëm me negativizëm, sepse Bullgaria ka dhe anë të caktuara pozitive: sistem të taksave, pozicioni gjeografik i vendit, përkatësia ndaj familjes së madhe të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, sado që të mos të na pëlqejë, krah i lirë pune, që është atraktive për investuesin e huaj. Medalja gjithmonë ka dy anë, me rëndësi është të nxjerrim të mirën, të mobilizohemi dhe të mundim së bashku të ecim përpara. Për ndryshe na pret një prapambetje serioze.”
Me pranimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian bumi investues sikurse u largua. Euforia u largua, por ky proces është i natyrshëm dhe i pritur-si anëtar i Bashkimit Evropian tregu bullgar është i paracaktuar dhe i parashikueshëm. Dhe pavarësisht nga zbatica paracaktuese e radhës të investuesve gjerman në vend, këmbimi bilateral i mallrave shënon një rekord të ri. Cili është shpjegimi?
“Ne vet jemi të befasuar, sepse ndjekim zhvillimin muaj për muaj dhe saktësuam se, deri në muajin tetor 2014, kundrejt vitit të mëparshëm kemi rritje, që do të thotë se mbi bazën vjetore presim një rekord të radhës. Këmbimi i mallrave gjatë vitit 2013 arriti 5,3 miliardë euro, kurse për vitin e kaluar mbase do të jenë rreth 5,6 miliardë euro, që është unikale. Deri tani nuk kemi pasur një vëllim të tillë, por mbase nuk do të përsëritet saldoja pozitive tregtare nga viti 2013. Gjermania është një kampion botëror në eksport dhe shumë pak vende në botë kanë një saldo pozitive tregtare. Por vet fakti se, kemi përsëri rritje në tregti, se po vëmë rekordin e radhës është gjë e denjë për respekt dhe një tendencë shumë e mirë. Shpresoj se, rezervat akoma nuk janë të shterura. Kjo është diçka pozitive dhe kjo duhet të shënohet dhe të thuhet”, sqaron Mitko Vasilev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Dhoma Tregtar Industriale Bullgaro-Gjermane
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..