“Arti është njeri prej mediatorëve më të mirë. Me anën e tij njerëzit mësojnë më shumë për kulturat e ndryshme nëpër botë – nga muzika, filmat, pikturat, të krijuar dhjetëra mijë km larg atdheut të tyre. Arti e bën më të kuptueshme jetën e planetit, vendos urë midis traditave. Ai rrëfen historira, lidhur me fetë në botë dhe kështu shkurton distancat midis tyre” – këto janë fjalë të zotit Rajesh Kumar Sachdeva , Ambasador i Republikës së Indisë në vendin tonë në lidhje me hapjen e ekspozitës “Përsiatja” në Sofje.
Aktiviteti është nën patronazhin e Ministrit të Kulturës Vezhdi Rashidov, ndërsa kuratore e ekspozitës është piktorja e njohur Anxholi Ila Menon. Ajo ka përzgjedhur gjurmë digjitale mbi pëlhurë të 14 mjeshtërve të artit figurativ të shekujve 20 dhe 21. Ekspozita udhëton nëpër botë nga viti 2008 dhe e njoh publikun e gjerë me specifikën e artit figurativ modern indian. Forma figurative në artin bashkëkohor të Indisë është prezantuar në veprat e disa prej piktorëve më të dalluar indianë, që kanë fituar njohje në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Origjinalet e tablove ruhen në galeritë dhe muzetë më të mëdha në Indi, Britaninë e Madhe, Francë, Japoni etj. Karhas Ambasadës së Republikës së Indisë, bashkëorganizatorë të aktivitetit janë Këshilli indian për lidhje kulturore dhe Fondacioni indologjik “Lindje-Perëndim”. Ja se çfarë tregoi për Radio Bullgarinë z. Rajesh Kumar.
“Besoj, se nëpërmjet artit ne mund të shohim si piktorët vizualizojnë ndjenje dhe humor nga India. Sepse dy vendet tona janë të ndryshme. Por kemi edhe gjëra të përbashkëta, prandaj jam i bindur, se publiku bullgar do të vlerësojë ekspozitën. Jam këtu prej disa muajsh dhe mund të them se vendi juaj është i bukur. Njerëzit janë miqësorë dhe në të vërtetë e duan Indinë. Kudo që të shkoj – jo vetëm në Sofje, por edhe në qytetet e tjera – u binda, se ju jeni shumë mikpritës ndaj të huajve. Vitin e kaluar tre filma indian ishin xhiruar në Bullgari – në Bansko, Varna dhe disa qytete të tjerra. Pata mundësi të shohë vende shumë të bukura në Bullgari, mësova se bullgarët janë shumë të talentuar. Në ekipet kishte bashkatdhetarë tuaj të cilët punonin si profesionistë me përvojë. Më bënë përshtypje shumë të fortë aftësitë e specialistëve bullgarë të kinematografisë.”
Data e hapjes zyrtare të ekspozitës ishte zgjedhur posaçërisht – për 26 janar, dita e festës zyrtare të Indisë. Në këtë datë shënohet Dita e Republikës. Ekspozita i është kushtuar edhe një përvjetori tjetër të rëndësishëm.
“Para pak kohe u mbushën 60 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona – tha gjithashtu z. Sachdeva. –Me këtë rast ishin organizuar shumë aktivitete në fushën e kulturës, ekonomisë, u vendosën biznes marrëdhënie në nivel më të lartë. Vazhdojmë edhe gjatë vitit 2015. Ekspozita “Përsiatja” do të jetë në Sofje, pas kësaj do të tregohet në 4 qytete të tjera të Bullgarisë. Gëzojmë mbështetje të madhe këtu, kemi bashkëpunim me shumë organizata bullgare. Bashkë me Fondacionin Indologjik “Lindje-Perëndim” e bëmë të mundur prezantimin e kësaj ekspozite, kemi edhe aktivitete të tjera. Dua të përmend dhe klubin “Miqtë të Indisë”, “Namaste, Bullgaria”, si dhe Asociacionin e indianëve në Bullgari, e cila prezanton dhe popullarizon festa autentike indiane.”
Në Sofje ekspozita është vendosur në sallën ”Sredec” të Ministrisë së Kulturës dhe në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Pas kësaj do të bëjë vizita në qytetet Varna, Ruse, Burgas dhe Plovdiv.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografitë janë nga katalogu i ekspozitës
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..