Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A pësojnë humbje shoqëritë e pensioneve dhe pse i akuzojnë për këtë?

Foto: arkiv

Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare paraqiti para Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave të dhëna për disa shkelje në punën e fondeve të pensioneve dhe ofroi ndryshime në ligj. U bë e qartë se aktualisht po zhvillohet një kontroll mbi 9 prej kompanive të pensioneve. Kontrolli është rezultat i disa sinjaleve për shkeljen e rregullave nga ana e shoqërive të pensioneve me qëllim rritjen e të ardhurave të tyre në fund të muajit. Në fillim të çdo një muaji të ardhurat e fondeve në fjalë ulen konsiderueshëm në krahasim me muajin e kaluar, kurse ndryshimi nuk mund të shpjegohet me gjendjen e tregut.

Raporti i paraqitur nga zëvendëskryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Angell Xhallëzov përgjithësoi ofertat tashmë të diskutuara për ndryshimet legjislative. Ato janë të domosdoshme për shkak të nevojës për përmirësimin e kornizës normative në përputhje me zhvillimin e tregut, por ende nuk janë formuar si një iniciativë legjislative. Planifikohet një ulje deri më 40 për qind të takës së administrimit, të cilën e marrin fondet nga kompania përkatëse e pensioneve.

Sipas kryetarit të Asociacionit të Shoqërive të Sigurimeve Shtesë të Pensioneve Nikolla Abaxhiev, dega ka rënë dakord për një ulje të tillë, por në qoftë se ajo është një pjesë e pakos së ndryshimeve në Kodin e Sigurimit Social, ndryshime, të cilat kanë të bëjnë me të ardhurat e fondeve të pensioneve.

“Kurse kjo përbën krijimin e mekanizmave të reja të garantimit, ose bëhet fjalë për të ashtuquajturat “fonde garantimi” dhe aplikimin e multi-fondeve, të cilat u japin mundësi shtetasve për të zgjedhur se si të administrohen paratë e tyre. Më shumë se 10 vite vetë fondet e pensioneve funksiononin megjithë këto taksa dhe me humbje të konsiderueshme financiare, por personat e siguruar kanë marrë të ardhura, megjithë këtë humbje. Desha të nënvizoj se rezultati i investimeve shpërndahet në llogaritë e personave të siguruar, kurse kompanitë e pensioneve nuk marrin asgjë. Ato janë persona të veçantë juridikë, që nuk kanë të bëjnë me fondet e pensioneve dhe paguhen për administrimin e këtyre aktiveve nën formën e taksave të ndryshme.”

Megjithë disa vërejtje se kompanitë e pensioneve nuk janë të sigurta dhe se është më mirë që të siguruarit të mund të zgjedhin nëse t’i derdhin paratë e tyre në Institutin Kombëtar të Sigurimeve, sipas të dhënave të Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare, nuk janë regjistruar shkelje të mëdha në sektor.

Angell Xhallëzov komentoi se “Të ardhurat reale të fondeve të pensioneve që nga korriku i vitit 2004 deri në dhjetor të vitit 2014 janë minus 0.7 për qind, kurse sipas bazës vjetore – minus 0.16 për qind.” Pas kësaj ai komentoi se metodika sipas së cilës Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare i llogarit të ardhurat është e vjetër dhe duhet të përpunohet një metodikë më e re.

Nikolla Abaxhiev u kundërvihet të dhënave të Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare:

“Në hapësirë paraqiten shifra të ndryshëm. Disa prej tyre e karakterizojnë periudhën nga viti 2004 deri më 2012, kurse të tjerët i përkasin periudhës 2010-2014. Ne nuk i pranojmë këto të dhëna dhe mendojmë se të ardhurat reale për fondet e pensionit janë pozitive për tërë periudhën e veprimit të tyre – që nga viti 2002 deri më 2014.”

Është me rëndësi të saktësohet se të dhënat e cituara për të ardhurat na japin një informacion të përgjithësuar për gjendjen e degës në përgjithësi, por nuk mund të aplikohen sa u përket fondeve të veçanta, ose llogarive të qytetarëve, sepse jo të gjitha fondet kanë funksionuar gjatë periudhës në fjalë, kurse llogaritjet individuale varen nga afati gjatë të cilit personi është siguruar dhe nga përmasa e sigurimeve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD