Për herë të tretë të radhës Enti i patentëve dorëzoi çmimet “Shpikës i vitit” dhe “Firma inovative” për vitin 2014.” “Nga 250 deri në 330 kërkesa çdo vit paraqiten për patenta, por mëzi rreth 40% prej tyre janë mjaft inovative, që të konfirmohen si shpikje” – tha për Radio Bullgarinë prof. Kamen Veselinov, Kryetar i Entit të patentave. Është fakt kureshtar, se në qoftë se nëpër botë autorë të inovacioneve janë kryesisht kompanitë, tek ne janë personat fizikë. Çfarë i detyrohet kjo?
“Ekonomia jonë nuk punën aq mirë, siç duhet – thotë prof. Veselinov. – Ekonomia vepruese gjeneron shpikje. Një shembull, vetëm firma “Simens” deklaron para Entit evropian të patentave rreth 2000 patentë për vit. Në vendin tonë nuk ka firma, të cilat në mënyrë intensive të prodhojnë novitete dhe të deklarojnë patentë. Kështu qe mbeten kryesisht entuziastët si personat fizikë, të cilët në shtëpi ose në ndonjë organizatë shkencore arrijnë të krijojnë diçka.”
Sipas traditës nominimet janë në tri kategori: kimi dhe bioteknologji, elektroteknikë dhe elektronikë, ndërtimi i makinave dhe ndërtim. Në kategorinë e parë dallimin “Shpikës i vitit” e fituan prof. Vlladko Panajotov dhe Marinella Panajotova për përpunimin e metodës për pastrimin e gazeve të përdorura nga emisionet e dëmshme. Zbulimi i tyre do të ndihmojë për zgjidhjen e problemit me ndotjet jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë, është i bindur prof. Panajotov. Ai shpjegon, se aktualisht zbatohet strategjia për kapjen e emisioneve të dëmshme, kondensimin dhe futjen e tyre nën dhe. “Kjo do të krijojë probleme të reja të ardhshme”, është kategorik shkencëtari. Cilat janë përparësitë e shpikjes bullgare?
“Kjo është likuidimi i emisioneve që në procesin e përfitimit të tyre – shpjegon prof. Panajotov.- Nëse prodhoni energji elektrike nga qymyrgurë me cilësi të ulët, me emisione të larta, nuk do të jetë e nevojshme të kapen emisionet e veçanta dhe të futen nën dhe, por me anën e përdorimit të metodave të nano-teknlogjive, të kimisë së kuanteve, fizikës, ato neutralizohen që në momentin e prodhimit. Dyoksidi i karbonit shndërrohet në përzierje të patretshme dhe të padëmshme. Dyoksidi i squfurit, oksidet azotike gjithashtu, ndërsa grimcat e ngurta kapen veçmas.”
Shpikja mund të përdoret gjithashtu edhe për pastrimin e gazeve, që lëshohen nga automjetet, aeroplanëve dhe anijeve. Prof. Panajotov ka ambiciet të luftojë për patentë numër 1 në konkursin për shpikës evropianë, i cili do të mbahet në qershor në Paris. Në kohë të afërtë ka ndërmend të parashtrojë propozim drejtuar komisionarëve evropianë për mjedisin dhe energjetikën për formimin e një kolektivi ndërkombëtar, i cili të krijojë në bazën e shpikjes së tij zgjidhje reale teknologjike për industrinë në Evropë.
Në kategorinë “Elektroteknikë dhe elektronikë” dallimi u ishte dhënë akad. Çavdar Rumeninit dhe prof. Sija LLozanovës për krijimin e senzorëve të rinj të cilët nuk kanë analog dhe janë një hap i rëndësishëm në mikroelektronikën. Për zbatimin e tyre në sfera të ndryshme, shpjegon akad. Rumenin.
“Këto janë struktura të vogla mikroelektronike, të cilët në shkallë të madhe të saktësisë transformojnë fushën magnetike në sinjal elektrik që të mund të matet. E gjithë kjo gjen aplikim në aparatet tomografike, në matjen e fushës gjeomagnetike, në kërkimin e mineraleve, në parashikimin e shpërthimit të vullkaneve. Kur ka erupsion bëhet anomali në fushën magnetike të tokës, ndërsa senzorët tanë janë aq të ndjeshëm, se janë në gjendje të regjistrojnë ndryshimet në fushën magnetike të tokës. Gjejnë aplikim edhe në veprimtarinë kundërterroriste. Senzorët kanë ndjeshmërinë e nevojshme dhe selektivitetin që nga distanca të regjistrojnë objekte metalike atje, ku më pak mund të priten. Robotë të pajisur me senzorët, mund të parandalojnë akte të tilla të përgjakshme siç ishin kryer kohën e fundit në Francë.”
Firma nga Franca, Gjermania dhe Italia tashmë kanë shfaqur interes ndaj përpunimeve të shkencëtarëve bullgarë. “Shpresoj me kontrata të ardhshme të partneritetit të realizojmë prodhimin në seri të senzorëve tanë” – përfundon akad. Rumenin.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..