Akti terrorist në Paris dhe arrestimi pas kësaj i pesë shtetasve rusë me origjinë çeçene, si dhe kriza në Krime treguan qartë se Evropa është me një imunitet shumë të dobësuar. Jemi duke përjetuar disa lloje të ndryshme rreziqesh – nga njëra anë ky është islami i njohur radikal, kurse nga ana tjetër – fytyra e panjohur e nacionalizmit rus. Kështu e komenton renë e errët mbi peizazhin gjeopolitik evropian, ish ambasadori i Bullgarisë në Rusi – Ilian Vasilev, i cili bashkë me politologun amerikan dhe specialist në fushën e sigurimit – Aleks Aleksiev, alarmuan në emër të Qendrës së studimeve për Ballkanin dhe rajonin e Detit të Zi për rreziqet e reja para sigurimit të Evropës.
Kriza në Rusi gjeneron një fuqi negative në Bullgari. Institucionet tona janë të dobëta dhe vendi ynë mund të kundërvihet vështirë ndaj këtyre ndikimeve të destabilizimit. Bullgaria planifikon reforma, por në kushtet e krizës së Krimesë, shpenzimet për furnizimet e gazit te ne rriten gjithnjë e më shumë.
Në Evropë faktori i Krimesë forcoi rrezikun e islamit radikal. Sipas Ilian Vasilevit: “Një prej humbjeve më të mëdha është kriza në bashkëpunimin midis shërbimeve ruse dhe atyre perëndimore në luftimin e islamit radikal. Sylejman Zalibidov, një prej kryetarëve të “Emiratit të Kaukazit” publikoi në internet se këtej e tutje do të zbatojnë urdhrat e Shtetit Islamik. Para pak kohe Zalibidov ishte arrestuar nga shërbimet ruse të sigurimit, kurse lideri çeçen Kadirov deklaroi publikisht lojalitetin e vet ndaj Moskës, duke thënë se “Rusia nuk duhet të shqetësohet për Shtetin Islamik”. Kjo është një lojë shumë delikate dhe Kadirov me siguri mbivlerësohet, por është e sigurt se resurset e tij dhe lidhjet përmes Turqisë me Shtetin Islamik nuk duhet të nënvlerësohen. Faktori çeçen është shumë i rrezikshëm, kur gërshetohet me Shtetin Islamik dhe drejtohet ndaj Evropës. Unë disponoj të dhëna për 800 luftëtarë me pasaporta ruse, të cilët luftojnë për Shtetin Islamik.”
Nga fjalët e Vasilevit mund të bëhet përfundimi se qelizat terroriste, të cilat i kanë shërbyer liderët ekstremistë nga regjioni i Kaukazit, ndoshta riangazhohen nga Shteti Islamik.
Pas aktit terrorist në Paris të gjithë provuam të mendojmë në drejtimin se tragjedia është një dukuri e veçantë. Sipas Aleks Aleksievit ka dhe një realitet tjetër, i cili nuk u komentua nga mediat. “Është fakt se heshtja njëminutëshe për nder të karikaturistëve të vrarë në Francë u sabotua nga nxënësit myslimanë, që mësojnë në rreth 1000 shkolla.”
Është sekret publik se gjatë disa dekadave të fundit myslimanët në Evropë radikalizohen, por forcohet dhe përjashtimi i tyre social nga shoqëritë evropiane. Në disa shtete evropiane madje ekzistojnë “pika të nxehta”, ose rajone, në të cilat ka një shoqëri paralele, e cila i nënshtrohet jo legjislacionit vendas, por së drejtës myslimane, e cila është e njohur si Sheriat, dhe pikërisht Sheriati është në thelbin e islamit radikal. Dhe jo në vend të fundit, partitë e majta në Evropë i shfrytëzojnë myslimanët për qëllimet e tyre politike, gjë që nga ana e vet çon në formimin e partive islamike.
Situata në Gadishullin Ballkanik është jashtëzakonisht shqetësuese, na thotë gjithashtu Aleks Aleksiev: “Gjatë luftës në Bosnjë (1992-1995) u bënë shumë investime nga Arabia Saudite, Iraku dhe Irani, u krijuan rrjete salafite dhe uahibite, të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Në Bosnjë (Donia, Maoça) dhe në Maqedoni ka fshatra të tëra, ku pushteti është krejtësisht në duart e fesë uahabite. Në Gadishullin Ballkanik ka nga 1000 deri më 2000 xhihadistë, të cilët kanë kaluar përmes Sirisë, ose aktualisht ndodhen atje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..