Vera e nxehtë e vitit 1968 ndryshoi jetën e shumë njerëzve. Shpresa për ndryshime demokratike dhe “socializëm me fytyrë njerëzore”, që mbinë me Pranverën e Pragës, shumë shpejtë u mbytën në “përqafimin” vëllazëror të internacionalizmit gjatë gushtit, kur trupat e Bashkimit sovjetik dhe aleatët e tij nga Traktati i Varshavës depërtuan në Çekosllovaki dhe në praktikë e pushtuan vendin.
Po këtë vit Xhoko Rosiç, i cili ende nuk e kishte zbuluar aktorin në vetveten, punonte në Radion Bullgare:
“Radio Sofja është pjesë e jetës sime, sepse unë i kam dhënë këtij departamenti të radios, i cili në kohën time mbante emrin “Transmetimet për jashtë shtetit”, vitet e mia më të bukura. Në vjeshtën e vitit 1968 pas ngjarjeve në Çekosllovaki, të cilët atëherë i quajtën kundërrevolucion, në radio u bë spastrim. Ishte bërë kontroll i rreptë i të gjithë punonjësve dhe disa për të cilët kishte një farë dyshime, ishin përjashtuar nga puna. Në atë kohë unë isha shtetas jugosllav dhe atëherë kishin thënë, se nuk mundet një shtetas i huaj të jetë në radio, me gjithë se në departamentin “Transmetimet për jashtë shtetit” kishte shumë të huaj. Kishte dhe shumë rusë, të cilët nuk ishin përjashtuar, ndërsa unë si shtetas jugosllav isha i detyruar të largohem nga puna.”
Spastrimi në radio që ndryshoi rrugën jetësore të Xhoko Rosiçit në një drejtim të papritur edhe për të, ishte kulmi i një tensioni që zgjati disa muaj, gjatë të cilave ishin mobilizuar ideologjia, propaganda dhe gazetaria në tentativë që të ruajnë bullgarët nga “idetë infektuese” që vinin nga Çekosllovakia.
Në “Librin për Radio Varna” autorja Violeta Tonçeva kujton tregimin e Indra Dimitrovës nga Programi në gjuhët e huaja të Radio Varna: “Nga viti 1968 mbaj mend kryesisht ngjarjet në gusht në Çekosllovaki. Kishte tension midis turistëve, që demonstronin në sheshin e Varnës kundër depërtimit të ushtrive të Traktatit të Varshavës në vendin e tyre. Një ditë të gushtit me thirrën tek shefi kryesor. Atje me prezantuan një njeri për të cilin më thanë, se do të ndjekë çfarë përkthej dhe çfarë do të lexojë para mikrofonit. Dhe në të vërtetë ai vazhdimisht ishte pranë meje – qëndronte pranë meje kur përgatitja buletinin informativ, pas kësaj vinte me mua edhe në studio. Kisha frikë... Në mbrëmje në shtëpi dëgjoja transmetimet e Radio Pragës që tashmë ishte radio disidente dhe krahasoja informacionin me atë, që më detyronin të përkthej dhe të lexojë. Turpërohesha...”
Atë vit pushteti hoqi dorashkat e tij të buta dhe disa veta nga radioja u bënë viktimë të politikës së tij. Marko Stojçevi, njeri prej tandemit krijues – prej vëllezërve Mormarevi, i cili ishte kryeredaktor i redaksisë “Humor, satirë dhe zbavitje” ishte pushuar nga puna. Janë përjashtuar edhe kolegët e tij Konstantin Kostovi, Vasill Stanillovi, Georgi Ivçevi, fatin e tyre e kishte dhe Xhoko Rosiçi.
“Ditën, kur kjo u bë, drejtor ekzekutiv ishte Rad Kamenski. Ai më thirri në kabinetin e tij dhe më tha: “Xhoko, ti e di se ne të gjithë të duam shumë”. I përgjigja: “E di, sepse edhe nuk ju dua të gjithë shumë.” Kjo është e drejtë. I duaja shumë kolegët e mi, në përgjithësi të gjithë që punonin në atë kohë në radio, sepse kjo ishte periudha romantike e radios bullgare. “Erdhi momenti, kur unë nuk jam më në gjendje t’i rezistojë presionit” – ishin fjalët e tij. Unë tashmë isha në dijeni për spastrimin që kishte filluar në radhët e punonjësve të radios. Atëherë Rad Kamenski më dha një letër të bardhë dhe më tha “Xhoko, vër firmën tënde këtu. Për të tjerat mund të më besosh, se unë do të shkruajë, se je pushuar nga puna në bazë të germës “L”. Deri në ditët tona unë ende nuk di çfarë ishte kjo germë “L”, por ai ishte njeri i mirë. E vura firmën time dhe dola.”
Në historinë Bullgaria mbeti si vendi i parë që këmbënguli për intervenimin ushtarak në Çekosllovaki dhe si vendi i fundit, i cili kërkoi falje për pjesëmarrjen e saj në shtypjen e Pranverës së Pragës. Kjo u bë me vendim të parlamentit në vitin 1990, ndërsa pak më vonë, në vitin 1997 Presidenti Bullgar Petër Stojanov e bëri personalisht gjatë vizitës së tij në Pragë.
I përjashtuar nga radioja, Xhoko Rosiçi u bë njeri prej aktorëve më popullor dhe më të dashur bullgar dhe luajti në kinema mbi 110 role.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..
Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..
“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..