Të reja, emocionuese, të ndryshme dhe madje të befasishme janë programet, që do të paraqiten nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare gjatë disa muajve në vazhdim. Paraqitja e parë në skenë është pjesëmarrja në koncertin e madh festiv me rastin e përvjetorit të 80-të të medias sonë. Në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet do të interpretohet për herë të parë një vepër e krijuar për të gjitha grupet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.
Më shumë hollësi për koncertet e ardhshme mësojmë nga dirigjenti Antoni Donçev:
“Ne jemi pjesë e një programi më të madh, bashkë me kolegët nga formacionet e tjera të radios sonë. Kemi përgatitur gjithashtu tre tituj të posaçëm. I pari është “Birdland” i Joe Zawinul – një prej veprave më të njohura të xhazit gjatë disa dekadave të fundit. Do të interpretojmë gjithashtu dhe “Mishmashi”-in – një pjesën time, të cilën para pak kohe e paraqitëm me trion “Akustiçna Versia” (“Versioni Akustik”) dhe fitoi një popullaritet të madh. Ajo ka një orkestrim të posaçëm për big bend dhe shumë shpesh tingëllon në koncertet tona.
“Gjithçka është e mundur, në qoftë se planifikohet në mënyrë të drejtë. E mësova këtë derisa isha artist, gjë që vazhdoi deri në vitin 2011, kur mora udhëheqjen e kësaj orkestre të shkëlqyeshme – vazhdon Antoni Donçev. – Puna në formacione të ndryshme e pasuron krijuesin, kurse në Big Bend janë grumbulluar disa prej muzikantëve më të mirë modernë të xhazit në Bullgari. Prania e tyre është nder për çdo një bend profesional. Kur të bashkohet energjia e kaq shumë interpretuesve të talentuar, gjithçka në fund është e mrekullueshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaSot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..