Të reja, emocionuese, të ndryshme dhe madje të befasishme janë programet, që do të paraqiten nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare gjatë disa muajve në vazhdim. Paraqitja e parë në skenë është pjesëmarrja në koncertin e madh festiv me rastin e përvjetorit të 80-të të medias sonë. Në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet do të interpretohet për herë të parë një vepër e krijuar për të gjitha grupet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.
Më shumë hollësi për koncertet e ardhshme mësojmë nga dirigjenti Antoni Donçev:
“Ne jemi pjesë e një programi më të madh, bashkë me kolegët nga formacionet e tjera të radios sonë. Kemi përgatitur gjithashtu tre tituj të posaçëm. I pari është “Birdland” i Joe Zawinul – një prej veprave më të njohura të xhazit gjatë disa dekadave të fundit. Do të interpretojmë gjithashtu dhe “Mishmashi”-in – një pjesën time, të cilën para pak kohe e paraqitëm me trion “Akustiçna Versia” (“Versioni Akustik”) dhe fitoi një popullaritet të madh. Ajo ka një orkestrim të posaçëm për big bend dhe shumë shpesh tingëllon në koncertet tona.
“Gjithçka është e mundur, në qoftë se planifikohet në mënyrë të drejtë. E mësova këtë derisa isha artist, gjë që vazhdoi deri në vitin 2011, kur mora udhëheqjen e kësaj orkestre të shkëlqyeshme – vazhdon Antoni Donçev. – Puna në formacione të ndryshme e pasuron krijuesin, kurse në Big Bend janë grumbulluar disa prej muzikantëve më të mirë modernë të xhazit në Bullgari. Prania e tyre është nder për çdo një bend profesional. Kur të bashkohet energjia e kaq shumë interpretuesve të talentuar, gjithçka në fund është e mrekullueshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaGrupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..