Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karikaturistët bullgarë – të persekutuar, të rrahur, të hedhur në gjyq

БНР Новини
Foto: arkiv

Tragjedia e përgjakshme në të përjavshmen satirike “Charlie Ebdo” në Francë e provokoi shkrimtarin bullgar Roden Tahov që të rrëfejë për historinë e karikaturave bullgare.

“Karikaturat e para në Bullgari janë publikuar para Çlirimit (pas Luftës Ruso-Turke 1877-1878). Karikaturisti i parë lidhur me Bullgarinë ka qenë Henrih Dembicki. Ky i fundit ka qenë polak, emigrant në Rumani dhe mik i poetit tonë revolucionar Hristo Botev. Idetë për karikaturat e para kanë qenë pikërisht të Hristo Botevit dhe ai i ka shtypur në gazetat revolucionare “Budillnik” dhe “Tëpan”. Në vitin 1868 Henrih Dembicki ka sjellë vizatimin e parë satirik në qytetin Ruse, atëherë të njohur me emrin Rusçuk. Në karikaturën e tij shihet se si një guvernator turk ia transferon postin guvernatorit tjetër. Shihet po ashtu lumi i Danubit ku lundron anija “Radecki”. Me këtë vizatim satirik poeti ynë e ka parashikuar fatin e anijes 10 vite para se të ndodhte tragjedia”.

“Si në kohën mbretërore, ashtu dhe në atë komuniste karikaturistët bullgarë janë persekutuar, janë rrahur dhe janë hedhur në gjyq”, rrëfen shkrimtari Roden Tahov. Në fillim të shekullit të XX-të gazeta “Tribuna bullgare” ka provokuar vazhdimisht regjimin e mbretit Ferdinand. Karikaturat e Ivan Sllavovit gjithashtu kanë demaskuar oborrtarët e mbretit. Këta të fundit kanë reaguar menjëherë. “Më 19 janar, siç ka shkruar gazetari Georgi Nikollov, në orën njëmbëdhjetë e gjysmë të mbrëmjes, Ivan Sllavov dilte nga kazinoja. Pranë Bankës Tregtare Bullgare në rrugën “Graf Ignatiev” karikaturisti është gjuajtur me armë zjarri në kokë. Për shkak të plagëve të rënda e kishin shpurë në spital.”

“Mjeshtëri i vërtetë i karikaturave bullgare është Aleksandër Bozhinov – vë në dukje shkrimtari Roden Tahov. – Më vjen keq për këtë person, sepse jeton në lagjen ku ka një rrugë të emrit të tij. Kjo rrugë zgjat fiks 21 hapa. Sepse rruga është e shkurtër nuk mund të regjistrohet në regjistrin rrugor të kryeqytetit. Aleksandër Bozhinov është patriku i këtij arti figurativ. Në vitin 1945 i është dhënë dënim të kushtëzuar. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Aleksandër Dobrinovin, i cili ka qenë i burgosur si para datës 9 shtator 1944, ashtu dhe pas saj. Në vitin 1925 disa muaj para se të ndodhte atentati në Kishën e Shën Dielës, ai kishte sjellë karikaturën në të cilën shihet kisha e vënë në flakë me mbishkrim: “Sivjet Krishti nuk do të ringjallë”.

Deri në ndryshimet demokratike kanë qenë të ndaluara shkrimet për karikaturistin Rajko Aleksiev, një personalitet të jashtëzakonshëm. Pas datës 10 nëntor 1989 Roden Tahov ka qenë gazetari i parë i cili ka bërë këtë pyetje në shtyp: “Kush e ka vrarë Rajko Aleksievin?”. “Bashkëshortja e tij ende ishte e gjallë dhe jetonte në Vjenë. Pata takim me të dhe ajo m’i solli hollësirat”, kujton shkrimtari.

“Rajko Aleksievin e kishin rrahur pas 9 shtatorit si hakmarrje personale – thotë z. Roden Tahov. – Ky njeri patjetër duhet ta gjejë vend në historinë kulturore bullgare. Gazeta legjendare “Shturec”, numri i saj i fundit doli më 8 shtator 1944, nuk është merita e tij e vetme. Ai po ashtu ka shtypur gazetën “Baraban” ku, për mendimin tim, për herë të parë ka vizatuar figurën e Leninit dhe kjo ishte njëra nga arsyet për rrahjen e tij. Ka sjellë po ahstu karikatura të Stalinit dhe Hitlerit. Rajko Aleksiev është pikturuar nga vrasësi i egër Lev Gllavinçev në ëmbëltoren “Car Osvoboditell”. E kanë çuar Rajkon në shkollën e të verbërve, pastaj e kanë transferuar në spitalin e Kryqit të Kuq, dy javë radhazi e kanë rrahur dhe ka përfunduar me vdekje. Këtë histori e di nga bashkëshortja e Rajko Aleksievit”.

СнимкаGjatë regjimit komunist rasti emblemë ishte ai me përmbledhjen “Ljuti çushki” (Specat djegës) më 1968, kujton z. Roden Tahov. Atje ishin shtypur epigramet e Radoj Ralinit dhe po ashtu ilustrimet e Boris Dimovskit, ku nënshkrimi i diktatorit Todor Zhivkov është vizatuar si bisht derri. Nënkuptohet se libri u asgjësua, kurse autorët u dënuan. Karikaturisti i fundit bullgar i cili ka qenë në burg është Todor Conev. Në vitin 1979 Sigurimi i Shtetit ka bastisur shtëpinë e karikaturistit dhe ky i fundit e ka gjetur veten e tij në burg. Diktatori Zhivkov i pa për herë të parë karikaturat pas ndryshimeve dhe reagoi me buzëqeshje: “Ha-ha-ha”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD