Dy motrat Svetllana dhe Darina Ivanovi nga qyteti Gabrovo kanë vendosur të punojnë toka malore në mënyrë natyrale. I hedhin tokat plehun e prodhuar nga të ashtuquajturat “krimba të Kalifornisë”. Svetllana sqaron se këto krimba hasen në shtratin e lumit Nil. Krimbat shumëzohen shumë shpejt dhe duke u ushqyer me pleh organik e pasurojnë atë me substanca të vlefshme bimore. Plehu mban për kohë më të gjatë lagështinë në dhe, dhe nuk përmban fara të këqija. Domatet e kultivuara me këtë pleh janë më të gjata se trupi i njeriut.
“Bima rritet më e gjatë dhe më e fortë, vënë në dukje dy motrat. – Më e mira është se domatet rriten po ashtu gjatë nëntorit. Atje ku i punojmë tokat temperaturat bien shumë. Këto domate janë shumë të shijshme.”
Plehu i krimbave të Kalifornisë përmban enzima të cilat i forcojnë bimët. Dy motrat janë bindur me këtë fakt kur në Bullgari u përhap mola e cila dëmtonte tërësisht domatet me emrin latin Tuta absoluta (Meyrick, 1917).
“Atëherë komshiut tonë i ishin prishur të gjitha domatet, kujtojnë dy motrat. – Pasi i pa domatet tona, ai mbeti i befasuar. Si ishte e mundur ky bio pleh t’i ruante domatet, thoshte ai. Pastaj ne ia dhamë plehun e krimbave të Kalifornisë dhe ai arriti t’i shpëtonte domatet e veta.”
Dy motrat shpjegojnë se ky pleh pasuron bimët me mikroelemente të cilat hyjnë në përbërjen e vitaminave. Te domatet mineralet e vlefshme janë dy herë më shumë. Plehu natyral përmban 59 për qind magnez, ndërsa plehu artificial – vetëm 4.5 për qind. Dallimi më i madh vërehet te hekuri. Në 100 gramë pleh të thatë natyror mbahet 1938 miligramë hekuri. Po t’i kemi hedhur pleh artificial domateve, këto të fundit do të kenë vetëm 1 miligram hekuri.
Fermeret e reja janë të bindura se bujqësia vendore duhet të inkurajohet.
“Kur perimet dhe frutat rriten në vend dhe nuk transportohen nga vendet e largëta, atëherë mund të këputen në fazën e tyre të pjekurisë. Kjo ka rëndësi për shijen dhe cilësitë e perimeve dhe frutave. Nuk transportohen po ashtu insekte nga jashtë. Ja p.sh., kjo molë e domateve nuk hasej më parë në territorin e Bullgarisë dhe ishte importuar nga vendet jugore. Dhe kjo molë nuk mund të asgjësohet në mënyrë kimike. Produktet bujqësore bullgare janë të cilësisë së lartë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..