Platforma e transportit civil me taksi “Uber”, e cila lidh shoferët me udhëtarët, që dëshirojnë një shërbim më të lirë, tashme është edhe në tregun bullgar. Tek ne ofrohet kategoria më e ulët e shërbimit – UberX dhe tani për tani vetëm në Sofje.
“Filluam në Bullgari më 9 dhjetor të vitit 2014 – thotë Pol Foget, zëdhënës i kompanisë. – Jemi këtu më pak se një muaj. Secili mund të shkarkojë aplikacionin tonë falas, që u lejon njerëzve të pakësojnë shpenzimet për mirëmbajtjen e automjeteve të tyre, duke transportuar udhëtarë.” Dhe shton, se shoferi dhe udhëtari ndajnë udhëtimin dhe shpenzimet për të, duke vendosur kontakt në internet. Aplikacioni lejon gjithashtu pagesa për shërbimin e transportit të bëhet online me kartë debiti ose krediti. Në këtë kuptim “ndarja” është më tepër një truk marketingu: shoferi dhe pronari i automjetit është furnizuesi i shërbimit, ndërsa udhëtari – klienti, i cili e paguan. Aplikacioni mobil “Uber” u lejon klientëve të kthejnë mendimin e tyre për cilësinë e shërbimit, të informohen për çmimin orientues paraprak të kursit, të ndajnë itinerarin me shokë të tyre për sigurinë e vet dhe për të evituar hilen klasike të taksistëve “nuk kam të vogla për t’ju kthyer”.
Por ka një hollësi: tek ne transportimet me taksi rregullohen nga Agjencia “Administrata automobilistike” dhe nga autoritetet bashkiake. Nga dikasteri njoftuan, se “Uber” nuk është regjistruar. Pol Foget komenton, se kompania e përfaqësuar prej tij kërkon nga shoferët të gjitha dokumentet e nevojshme sipas ligjit, por nuk do të legalizojë veprimtarinë e transportimit, sepse merret me softuer.
“Ne nuk jemi firme transportuese, por firmë softueri – thotë ai për Radio Bullgarinë – angazhojmë qindra inxhiniere të softuerit nëpër botë dhe planifikojmë të bëjmë këtë edhe këtu. Kemi plane të mëdha për Bullgarinë.” Ai komenton objektivat e kompanisë kështu: “Përpiqemi të zbatojmë inovacione në kuadrin ligjor të çdo një qyteti, ku jemi të pranishëm. Besojmë, se e ardhmja e transportit konsiston në këtë që gjithnjë e më pak njerëz të përdorin veturat personale dhe gjithnjë e më shumë njerëz të ndajnë transportin automobilistik. Punojmë me partnerë të pavarur, të cilët mund të përdorin softuerin tonë si udhëtarë dhe si shoferë.”
Në këtë mënyrë “Uber” distancohet nga përgjegjësia të regjistrojë transportimet, duke ua hedhur shoferëve, të cilët në qoftë se do të kapen nga organet e Policisë rrugore dhe nga Administrata automobilistike mund të pësojnë gjoba të kripura dhe pezullim të qarkullimit të automjetit deri në 6 muaj. Shërbimi ilegal i transportimit nuk mbron udhëtarët në rast të aksidentit rrugor. Por kompania fiton nga pagesat, të cilat secili klient bën për shërbimin. Nuk është e qartë dhe si Agjencia Kombëtare e të Ardhurve do të mund të ndjekë të ardhurat e “Uber”-it në vendin tonë, si edhe të shoferëve, të cilët me siguri nuk do të kenë kontrata të punës me të. Në këtë mënyrë “Uber” ngjan shumë modelin e ekonomisë informale në vendin tonë, por me një dizajnë më të mirë.
Platforma e transportit civil “Uber” startoi në SHBA para rreth 5-6 vjetësh dhe me datë të sotme shërbimet e saj ofrohen në shumë vende të botës. Në disa shtete si India, kompania ka regjistruar veprimtarinë e vet, në disa të tjera – jo. Në shumicën e vendeve të Evropës “Uber” nuk regjistrohet si transportues dhe paguan vetëm pjesë prej tatimeve, që i jep mundësia të ofrojë çmime më të ulëta. Me datë të sotme shërbimet e “Uber”-it janë ndaluar në disa shtete të BE si Franca, Austria dhe për këtë qëllim ka hyrë në fuqi vendim i gjykatës. Në Indi dhe SHBA bënë zhurmë të madhe disa raste të ngacmimit seksual nga ana e shoferëve të kompanisë ndaj klienteve.
Biznes modeli i platformës së taksisë civile punon me sukses atje, ku çmimet e taksive janë të larta dhe ka kërkesë të madhe. Tani për tani, çmimet e taksive tek ne dhe ato me te cilat fillon “Uber”-i janë po thuaj se të ngjashme, ndërsa tregu është tkurrur.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..