Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Boris Hristov – ambasadori i këngës bullgare”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 19 janar formacioni “Ylangelo” paraqiti albumin e tij të ri – “Boris Hristov – ambasadori i këngës bullgare”. Ai i është kushtuar këngëtarit të madh bullgar të operës Boris Hristov, përvjetori i 100-të i të cilit ishte shënuar në mbarë botën gjatë vitit 2014. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme, të lidhura me jubileun shekullor ishte dhe koncerti i formacionit koral në shtëpinë-muze të basit të madh në kryeqytetin Sofje. Atëherë për herë të parë tingëlluan këngë popullore dhe patriotike, të cilat basi i madh i ka mësuar nga ati i tij Kirill Soviçanov. Ai ka mbaruar letërsi franceze në qytetin Lion dhe ka qenë rilindës dhe patriot i madh. Duke qenë psalm, ai ka interpretuar gjithashtu këngë korale. Disa prej tyre janë ndër incizimet e reja.




Si të gjitha projektet e “Ylangelo” albumi është rezultat i studimeve të thelluara dhe ofron informacion madje për specialistët. Ja se çfarë tregon Pllamen Bejkov, një prej nxënësve të fundit të Boris Hristovit: “Ideja për këtë album lindi rreth shfaqjeve tona me rastin e përvjetorit të Boris Hristovit. Atëherë vendosëm për t’u përqendruar te disa njoftime për mjedisin, ku është rritur artisti i madh, njoftime, të cilat ishin të panjohura për publikun e gjerë. Mësuam se ati i tij ka qenë një këngëtar shumë i mirë popullor dhe kishtar. Vazhdimisht ka kërkuar dhe incizuar këngë bullgare. I ka interpretuar në shtëpi, para miqve të tij. Kjo është bërë shkas që gjatë vitit 1960 akademiku Nikollaj Kaufman të takohet me të dhe të incizojë mbi 300 këngë popullore dhe patriotike. Ato mbeten në arkivin e Institutit të Muzikologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (i cili sot është pjesë e Institutit për Studimin e Arteve). Shkencëtari i njohur publikon rreth 30 prej tyre në një studim të tij. Në saje të punës së tij arritëm ta përgatitim programin.”

Formacioni i dhomës “Ylangelo” me udhëheqës Josif Gerxhikov rizbuloi edhe këngën popullore, me të cilën Boris Hristov i bëri një përshtypje të madhe mbretit Boris III. Rasti është i njohur – gjatë festës së Theofanisë – gjatë vitit 1942, pas ceremonisë së bekimit të ujit, kori i tempullit “Shën Aleksandër Nevski” u paraqit në pallatin e mbretit. Boris Hristov, atëherë një jurist i ri, interpretonte një këngë kushtuar udhëheqësit Krum. I frymëzuar nga zëri dhe aftësitë e tij muzikore, monarku nguli këmbë para autoriteteve shtetërore për dekorimin e tij me një bursë në Itali. Kështu filloi rruga e madhe profesionale e bashkatdhetarit tonë drejt skenave të mëdha botërore.

“Për mua është një emocion i jashtëzakonshëm për t’i interpretuar të gjitha këngët në album – vazhdon tregimin e vet Pllamen Bejkov. – Kolegët e mi gjithashtu janë të këtij mendimi. Tekstet dhe meloditë mbajnë në vetvete poezi, histori dhe një emocion të madh, Kurse “Legjenda për hanin e frikshëm Krum” çdo herë është një sfidë e madhe emocionale. Për këtë vepër kishim shumë pak njoftime, e dinim se teksti dhe melodia janë të humbura. I zbulova notat në Institutin Kulturor Bullgar në Romë krejt rastësisht, ku gjithashtu kisha shfaqje në lidhje me përvjetorin e 100-të. Jo vetëm unë, por të gjithë nga “Ylangelo” mësuam shumë, duke studiuar historinë e këngëve. Arritëm të ndiejmë me detaje atmosferën patriotike në shtëpinë e mësuesit tim. Në takimet tona kemi diskutuar para se gjithash problemet artistike dhe profesionale. Tani tashmë e dimë nga vjen dashuria e thellë ndaj Bullgarisë dhe kjo ndjenjë e devotshmërisë ndaj atdheut, të cilat i mbante në zemrën e vet Boris Hristov. Ende jam shumë “i zhytur” në të gjitha këto.”

Në koncertin në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” bashkë me interpretimin e programit unikal do të zhvillohet dhe një leksion. Ansambli vokal “Triada e Shenjtë” nga qyteti i Sofjes, me dirigjente Elianka Mihajllova, do të bashkohet me kolegët e tyre nga “Ylangelo”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD