Tragjedia më e madhe në Francë nisi me dy pushkët sulmuese “Kallashnikov” dhe u mbyll me miliona lapsa të mprehur. Njëri prej tyre ishte pjesë e veprës së karikaturistit të njohur bullgar Hristo Komarnicki:
“Kjo është Kulla e Ajfelit ku lapsi identifikohet me shprehjen e lirë, tha z. Komarnicki. – Një terrorist është varur mbi të si King Kongu bashkëkohor dhe me shpatën e tij e mpreh lapsin.”
Karikaturisti është ndër njerëzit të cilët vite të tëra demaskojnë anën negative të lajmeve dhe elitës politike në vend. “Në karikaturat shpreh qëndrimin tim personal ndaj ndodhive”, vuri në dukje Hristi Komarincki. Veprat e tij zakonisht i shohim në të përditshmen “Sega”, në veçanti në rubrikën e tij “Tush”. Para kësaj ka punuar në faqet e shumë gazetave të shtypura pas vitit 1989. Nëse një politikan nuk e ka parë veten e tij në karikaturat e Komarnickit, atëherë duhet të mendojë a ka ndonjë ndikim mbi jetën politike. Me laps karikaturisti vizaton personazhet kryesore të cilat i bëjnë lajmet. Nuk janë të rralla rastet kur personazhet e kërcënojnë karikaturistin.
“Në sfondin e ndodhive në Paris nuk më takon të ankohem me kërcënimet ndaj meje, tha z. Hristo Komarincki. – Çdo karikaturist nëpërmjet veprave e sfidon veten, duke kërkuar se si do të reagojnë të tjerët. Për sa u përket reagimeve negative – kjo është ideja, pra publiku të zgjohet si dhe objekti i satirës.”
Pasioni i djalit të vogël nga qyteti Gabrovo pas “vizatimeve qesharake” në shtyp është bërë profesion i tij. Dhe pas ndryshimeve demokratike në vend Hristo Komarincki u bë njëri nga karikaturistët e dalluar në Bullgari.
“Unë po sjell një koment vizual i ndodhisë, theksoi karikaturisti bullgar. – Bile mund të them se jam bashkautor i politikanëve. Sepse unë “përkthej” me laps idetë dhe mesazhet e veprave të tyre.”
Kjo ndodh çdo ditë dhe procesi është tepër i lodhshëm. Që në mëngjes karikaturisti bie në gjeratoren e lajmeve – i lexon, mendon dhe përjeton ngjarjet. Pas kësaj skicon deri sa të kristalizohet ideja. Karikaturisti preferon mjetet klasike të skicimit – laps, furçë e penë.
“Çdo mjet vizatimi e ka karakterin e vet, shpjegoi Hristo Komarincki. – Furça sjell butësi, kurse pena – mprehtësi. Lapsi gjithashtu sjell butësi. Mjeti im i preferuar është furça e hollë.”
Hristo Komarincki është njëri nga karikaturistët e parë në sajtin amerikan të karikaturave politike “Carle Cartoons”.
“Në këtë sajt publikoj që nga viti 1998, bëri me dije karikaturisti bullgar. – Lufta në ish-Jugosllavinë më provokoi të bashkëpunojë me sajtin, sepse interesi për ndodhitë në Ballkan ishte i madh. Duke i parë ngjarjet nga afër, vendosa të kontribuoj me veprat e mia.”
Për krijimtarinë e vet Hristo Komarnicki është laureat i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm një e ka befasuar atë – Çmimi Ndërkombëtar i Mediave në Evropën Juglindore – “Të drejtat e njeriut”, me të cilin është shpërblyer në fund të 2010-ës.
“U befasova shumë me këtë çmim, kujtoi Hristo Komarnicki. – Më erdhi turp sepse asnjëherë në jetën time nuk jam paraqitur si luftëtar i drejtave të njeriut. Atëherë juria më shpjegoi se me punën e përditshme që bëj, jam pikërisht i tillë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Hristo Komarnicki
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..