Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jemi evropianë dhe jo turkikë

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Gjenet evropiane dominojnë në profilin e bullgarëve bashkëkohorë. Deri në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarë bullgarë dhe të huaj në hulumtimin e tyre. Ky i fundit hedh poshtë teorinë e përhapur se populli bullgar është me origjinë turkike. Sipas të dhënave të hulumtimit, gjenet turkike te bullgarët janë mezi 1.5 për qind dhe në venat bullgare rrjedh gjak evropian.

Por është e vërtetë se paraardhësit tanë, protobullgarët kanë banuar territorin e Azisë së lashtë. Me rëndësi është nga cila anë e kontinentit janë larguar për të vendosur në Ballkan. Disa nga shkencëtarët janë të mendimit se protobullgarët kanë populluar malin Altaj të Azisë Qendrore dhe territoret në veri të Kaukazit ku ka pasur hunë dhe fise turkike-altaike. Mirëpo, sot gjithnjë e më dendur mendohet se protobullgarët kanë populluar Iranin e sotëm dhe malin Pamir ku ka dominuar popullsi indo-evropiane. Në shekullin e VII-të protobullgarët kanë ardhur në Ballkan dhe janë përzierë me trakët dhe sllavët.

Këtë hulumtim të madh mbi origjinën evropiane të bullgarëve e kanë bërë studiuesit tanë të njohur të gjeneve, antropologët, mikrobiologët së bashku me kolegët e tyre nga Universiteti i Pavisë në Itali. Shkencëtarët janë njëzëri – bullgari bashkëkohor i afron më së shumti popullsisë në Greqinë Veriore dhe Italisë së Mesme. Me maqedonasit kemi gjene identike. Në Serbi nuk janë bërë hulumtime të tilla, prandaj nuk ka të dhëna për lidhjet gjenetike midis bullgarëve dhe serbëve. Gjenetikisht bullgarët qëndrojnë larg bjellorusëve dhe rusëve, të cilët në kohën e socializmin konsideroheshin të ishin vëllezërit tanë më të afër për nga gjaku.

“Popullsitë mund ta kenë tipare të përbashkëta gjuhësore dhe njëkohësisht të mos kenë ngjashmëri gjenetike – shpjegon akademiku Angell Gëllëbov nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë Bullgare të Shkencave. – Gjenet e bullgarëve nuk u afrojnë atyre të rusëve, çekëve, sllovakëve dhe sllovenëve, as më tepër nuk u ngjajnë gjenetikisht Skandinavisë dhe popujve të familjes së gjuhëve gjermane. Bullgarët e kanë ADN-në e ngjashme me popujt e Greqisë Veriore, Kroacisë dhe Italisë. Dhe vetëm 1.5 për qind të gjakut e kemi të njëjtë si popujt që flasin gjuhët turkike në Azinë Qendrore.”

Hulumtimi ka nxjerrë në pah se bullgarët janë me rrënja mesdhetare, të trashëguara nga trakët dhe njëkohësisht në gjenet e tyre ka ndikim verior, por jo turkik, përkundrazi indo-evropian lidhur me bashkëjetesën me sllavët. Hulumtimi po ashtu ka theksuar mbi faktin se zgjedhja osmane pesëqind vjeçare ende nuk ka ndikuar mbi gjenet e bullgarëve. Si është e mundur kjo?

“Më tepër gjaku bullgar ka rrjedhë drejt gjakut turk dhe jo anasjelltas. Kjo është bërë nëpërmjet jeniçerëve dhe rrëmbimit të vajzave bullgare – është i mendimit akademiku Angell Gëllëbov. – Populli bullgar nuk është përzierë me turqit. Morali gjatë Mesjetës e ka bërë të mundur pastërtinë e popullsisë bullgare. Hulumtimet gjenetike kategorikisht tregojnë se bullgarët bashkëkohorë janë shumë larg turqve dhe nuk kanë “shtesa gjenetike” nga zgjedhja osmane.”

Shkencëtarët flasin për profilin homogjen të bullgarëve të sotëm që do të thotë se jo çdo një popull i cili ka kaluar përmes territorit të Bullgarisë e ka lënë materialin gjenetik. Bullgarët nuk kanë origjinë turkike, hunike, as sllave. Megjithëse bullgarët flasin një gjuhë të familjes së gjuhëve sllave, ata gjenetikisht u afrojnë më tepër popujve mesdhetarë se sa sllavëve. Pra, në venat e bullgarëve rrjedh gjak evropian. “Analizat e ADN-së të materialeve të shekujve IX e X, të marra nga varrezat në rajon, e konfirmojnë këtë tezë”, vuri në dukje akademiku Angell Gëllëbov.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD