Një ditë pas vizitës së Ministrit britanik të Punëve të Jashtme në Sofje, u zhvillua akoma një vizitë me rëndësi të madhe për vendin tonë – e sekretarit amerikan të SHBA-së Xhon Keri ditën e enjte. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare, pasi ai e zuri këtë post. Diplomati amerikan bisedoi me Presidentin Rosen Plevneliev, me kryeministrin Bojko Borisov dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Daniell Mitov. “Bullgaria dhe SHBA-ja ripohuan partneritetin e tyre strategjik”, deklaroi pas takimit të tij me Keri kryeministri Bojko Borisov. Sipas fjalëve të tij të dyja vendet kanë shqyrtuar sfidat regjionale dhe globale me karakter politik dhe bashkëpunimin e tyre në fushën e mbrojtjes dhe sigurimit.
“Mirëdita!” Për mua është një kënaqësi e madhe të jem në Sofje në këtë moment kaq të rëndësishëm për partneritetin tonë. Kjo është një periudhë plotë shumë sfida për Bullgarinë dhe regjionin – deklaroi Keri pas përshëndetjes së tij në gjuhën bullgare. – Erdha këtu, që të kuptojnë të gjithë se Amerika është absolutisht e angazhuar me sigurinë, prosperitetin, shëndetin dhe fuqinë e institucioneve demokratike në Bullgari. Pas takimeve të mia me Presidentin dhe me Kryeministrin e Bullgarisë, personalisht unë jam i bindur se për Bullgarinë viti 2015 mund të jetë shumë i rëndësishëm për përmirësimin e sigurimit dhe për prosperitetin ekonomik. Por para se gjithash, nënvizoi Keri, neni 5 i Rregullores së NATO-s (Mbrojtje kolektive e një vendi anëtar në rast sulmi të armatosur kundër tij) është i qëndrueshëm për sigurinë e Bullgarisë. Ne mbi 10 vjet ju përkrahim si partnerë në Aleancën e Ballkanit, në Afganistan dhe Irak dhe jemi pranë juve edhe sot. Projekti për krijimin e një Evrope paqësore nuk është mbaruar. Amerika është angazhuar me arritjen e një Bullgarie të fuqishme dhe sovrane.”
Ndër theksat e dialogut bullgaro-amerikan ishte diversifikimi i burimeve energjetike. “Është me rëndësi të madhe që sovraniteti i Bullgarisë të respektohet, ishte kategorik Xhon Keri. Bullgaria meriton një sigurim më të mirë energjetik dhe çmime më të mira, duke pasur parasysh faktin se gazsjellësi “Rryma Jugore” nuk do të realizohet. Besoj se Rusia do të largohet nga idetë për hakmarrje dhe do të mund të marrë vendime të ndryshme nga ato të tanishme. SHBA-ja do ta përkrahë pavarësinë energjetike të Bullgarisë në situatën e vështirë, në të cilën gjendet vendi, pas refuzimit të “Rrymës Jugore” nga ana e Rusisë, vuri në dukje Xhon Keri dhe shtoi:
“Nuk bëhet fjalë për qëndrime negative ndaj asnjë shteti. Ky është një realitet, që duhet të marrim parasysh. Asnjë vend nuk duhet të jetë i varur nga ndonjë shtet tjetër sa u përket furnizimeve energjetike. SHBA-ja është gati ta ndihmojë Bullgarinë, e cila mori vendime të vështira për ta mbrojtur vetveten. Jemi të angazhuar në tërheqjen e më shumë investimeve dhe në dhënien e ndihmës për përpunimin e një Plani për zhvillimin energjetik të Bullgarisë. Do t’ju dërgojmë një ekspert në fushën e energjetikës. Çelësi i tërheqjes së investimeve duhet të jetë udhëheqja transparente, reforma në sistemin gjyqësor, luftimi i korrupsionit, zgjerimi i kapacitetit për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, superioriteti i ligjit.”
Sa i përket temës së gazit të shistit Bojko Borisov saktësoi se në pozitën e Bullgarisë nuk ka ndryshim – “Ajo është e qartë dhe dihet nga partnerët tanë. Ne shumë herë kemi deklaruar se ka Moratorium mbi studimin e gazit të shistit. Kjo do të jetë deri në momentin, kur zbulohet një teknologji, e cila garanton 100 për qind pastërti ekologjike, sepse rajonet, ku ka gaz shisti, janë më pjelloret në Bullgari. Sa i përket ndërtimit të bllokut VII të Centralit atomik “Kozlloduj”, firma amerikane “Uestinghaus” ka dërguar një grup pune, shtoi kryeministri bullgar. Kam kërkuar ndihmë dhe desha që kjo firmë të jetë investitore në projekt, përfshi këtu dhe bankën e tyre Eksim Bank. Duhet të gjejmë një skemë të tillë financiare-ekonomike, kështu qe të mos na detyrojë për të tejkaluar përmasën e deficitit buxhetor, ose të japim garanci për llogari të borxhit.”
Bullgaria dhe SHBA-ja u morën vesh për të krijuar 4 grupe pune në fushat kyçe të sigurimit dhe të mbrojtjes, sigurimit energjetik, superioritetit të ligjit, arsimit dhe lidhjeve midis popujve tanë. Pyetjes për regjimin pa viza për shtetasit bullgarë, të cilët udhëtojnë në SHBA, mori përsëri përgjigjen tonë të njohur. Sa i përket legjislacionit amerikan vizat mund të hiqen po të ketë refuzime të vizave jo më shumë se 3 për qind në vit. Për vitin 2014 për Bullgarinë kjo përqindje ishte 15.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..