Fric-Zholi Zhokaen (Fritz-Joly Joachim) u arrestua në Bullgari, i dyshuar për lidhje me autorët e atentatit në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo”, vëllezërit Kuashi. Në fakt, Zhokaen u arrestua, sepse ka provuar të kalonte kufirin Bullgari-Turqi bashkë me djalin e tij 3 vjeçar, pa lejen e nënës. Gjatë arrestimit, fëmija i është dorëzuar Shërbimit Social dhe disa ditë pas kësaj i është dhënë nënës. Ky fakt sikur nuk e shqetësoi Zhokaenin. Gazetari i televizionit “France 2”, Arno Bute (Arnaud Boutet) pati intervistë me Fric-Zholi Zhokaenin dhe u tregua i sjellshëm pasi solli informacione jo të publikuara në sajtin e “France 2” posaçërisht për Radio Bullgarinë.
“Të gjithë duan të mësojnë për bashkëfajtorët e autorëve të atentatit dhe ja pse e gjeta veten time në Bullgari për të mësuar më shumë për shtetasin francez, të arrestuar sipas dy urdhrave evropiane. I pari – për shkak të rrëmbimit të fëmijës, dhe tjetri – për shkak të pjesëmarrjes në organizatën terroriste. Me Zhoakenin kemi folur pak për djalin e tij, i cili ka qëndruar një javë në Shërbimin Social. Në intervistën më tepër u bë fjalë për “biznesin e përbashkët” me vëllezërit Kuashi, siç tha ai dhe i cili biznes ka të bëjnë me rishitjen e rrobave dhe këpucëve në periferinë e Parisit. Kemi folur po ashtu për qëndrimet e tij në fenë islame dhe xhihadizëm dhe ai u tregua i pafajshëm. Me këtë intervistë timen ia dhamë fjalën Zhoakenit, siç do të bënim me çdokënd tjetër në raste të tilla.”
Pse i arrestuari ishte i befasuar se këto dy urdhra arresti nuk janë lëshuar njëkohësisht? A ka pritur urdhrin e dytë pasi kishte mësuar për atentatin në gjykatë pesë ditë më vonë? Ja dhe shpjegimi i gazetarit francez:
“Është e vështirë për t’u kuptuar. Zhoakeni më tha se s’merr vesh përse. Nuk vura re stres në zërin e tij, nga pamja dukej njeri i qetë, i cili zotëron emocionet megjithë qëndrimin njëjavor në burg. Më tha po ashtu dhe disa herë e kanë arrestuar në Francë, gjë e cila me sa duket ka qenë në favor të tij në këtë rast. Ndjeva se para meje qëndron një njeri i cili e zotëron shprehjen e vetë aq mirë se të mos deklarojë gjë e cila më vonë do të jetë në dëm të tij. Më befasua fakti se Zhoakeni ra dakord për të takuar me gazetar. Përndryshe, nuk më kapi në befasi.”
A ndryshon gjë në qasjen e gazetarit ndaj të intervistuarit, të dyshuar për krimet më të rënda?
“Kur intervistojmë një njeri të tillë, i bëjmë pyetje për gjërat themelore, i kapim mundësi që t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta. Çfarë do të ndodhë më tej, a do t’i hiqet akuza? Në raste të tilla ka rrezik të mos përgjigjet gjë. Dallimi është i madh midis të arrestuarit dhe terroristit, i cili i bën telefonatë gazetarit nga vendngjarja dhe dy orë më vonë vdes pa u sjellë në gjyq. Atëherë gazetari i bën pyetje vetes – a bëra mirë se i dhashë fjalën, çfarë do të ndryshoja tani, si duhet të reagojë nëse kjo situatë përsëritet? Nuk mendoj se e kam penguar procesin gjyqësor, as se e kam ndihmuar atë. Hetimi do të kryhet nga njerëzit të cilët disponojnë informacione më të hollësishme se sa kemi ne. Unë pata fat të hyj në një qendër arresti larg Parisit. Hetimi po vazhdon dhe rezultatet pritet të bëhen me dije.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...