Versioni i ri i hitit të Xhon Lenonit “Imagine” i bashkoi njerëzit e tërë botës në mbështetjen e luftës së UNICEF-it për jetë më të mirë të fëmijëve. Synimi është të rritet informimi për të drejtat e fëmijës për të tërhequr vëmendjen te sfidat të cilat pengojnë disa fëmijë të arrijnë potencialin e plotë të zhvillimit. Në klipin treminutësh të këngës ka zëra bullgarë – 11-vjeçaret Sara Çakërova dhe Pavllina Gusheva, nxënëse të Shkollës Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov”. Të dy vajzat këndojnë në grupin vokal “Bon-bon” i cili rregullisht merr pjesë në fushata bamirëse. Bashkë me udhëheqësen dhe producente të grupit Rozi Karasllavova dhe tërë ekip bashkëmendimtarësh, në aranzhim të Konstantin Cekovit ato incizojnë “Imagine” dhe pas kësaj u zgjodhën nga producenti i famshëm muzikor Davit Guetta për kripin e fushatës.
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..