Çmimet e benzinës dhe të dizelit në Bullgari ranë në mënyre rekorde në fund të javës së kaluar dhe tashmë janë nën kufirin psikologjik prej 2 levash (1.01 euro) për litër nëpër pikat e karburantit. Në këtë lajm nuk ka asgjë sensacionale, kudo në botë nafta ra deri në rreth 50 dollar për barel dhe bile së shpejti pritet të arrijë 40 dollar, që është një çmim i paparë së paku gjatë 6 vjetëve të fundit. A është mirë për Bullgarinë dhe për bullgarët, a fitojnë apo humbin diçka?
Përgjigje të saktë të këtyre pyetjeve nuk ka, sepse ajo varet nga cila pikë qëndrimi analizohet kjo tendencë. Sipas Agjencisë së autoritetshme informative Bloomberg, Bullgaria hyn në listën e shteteve të botës, të cilët do të kenë vetëm dobi nga zhvleftësimi i paparë i karburanteve. Bile ajo është e mendimit, se ulja e çmimit të tyre do të ndikojë në rritjen të PBB me rreth 0.8-0.9%. Kjo nuk është pak, duke pasur parasysh, qe sipas qeverisë gjatë këtij viti rritja ekonomike do të jetë pikërisht kaq. Del, se nafta e lirë do ta dyfishojë rritjen e ekonomisë së vendit.
Nuk janë pak vëzhguesit ekonomikë në Bullgari të cilët janë të përmbajtur në vlerësimin e tyre për pasojat eventuale të rënies dramatike të çmimit të karburanteve. Dhe argumentet e tyre duken shumë bindëse. I pari prej tyre vihet re prej një viti dhe ky është deflacioni. Inflacioni negativ është gjëja më e keqe për ekonominë, ndërsa deflacioni është i dëmshëm për ekonominë, sepse asgjëson stimujt për rritjen e biznesit. Në aspekt afatmesëm ai mund të stimulojë kërkimin, por në fund të fundit efekti real është i kundërt – aktiviteti më i dobët afarist çon në rënie të prodhimit dhe të tregtisë, në të ardhurat e kompanive dhe në fund të fundit çon në mbyllje të vendeve të punës.
Ulja e çmimit të karburanteve do të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative edhe mbi të ardhurat e shtetit nga tatimet, mbi të ardhurat e kompanive, që prodhojnë dhe/ose tregtojnë me produkte të naftës. Duhet të theksojmë, se ndërmarrja më e madhe në Bullgari që siguron punë për afro dhjetë mijë punëtorë dhe nëpunës, është Lukoil Neftohim në qytetin Burgas të bregut të Detit të Zi. Rezultatet e saj financiare me siguri do të dëmtohen nga ndryshimi i çmimit të produkteve të naftës, që do të ndikojë shpejtë dhe drejtpërsëdrejti mbi pagat e punës dhe numrin e të punësuarve në të. Sa u përket të ardhurve në buxhetin e shtetit, ato janë të planifikuar për këtë vit mbi bazën e naftës me çmim prej rreth 90 dollarësh për barel, që është pothuaj se dy herë më shumë nga ajo që vihet re aktualisht dhe që pritet për të ardhmen e afërt. “Në plan afatgjatë ulja e çmimit të karburanteve krijon shqetësime edhe për buxhetin, sepse TVSH-ja që hyn në buxhet, do të jetë më pak”, komenton Andrej Dellçev, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit Bullgar të Naftës dhe Gazit. Në fund të fundit shteti do të ketë më pak mjete financiare për realizimin e politikave të tij, përfshi këtu politikën e tij në fushën sociale, arsimore, sigurisë, shërbimeve publike, drejtësisë. Me fjalë të tjera, në drejtim të financave shtetërore efekti prej zhvlerësimit të naftës do të jetë negativ. Akoma më tepër, se vështirë mund të kompensohet me rritjen e konsumit të karburanteve, konsum i cili ka kufizuesit e tij ekonomik.
Por fitues nga ulja e çmimit të naftës do të ketë. Në vend të parë ky është transporti, ku shpenzimet prodhuese do të ulen si rezultat i çmimit më të vogël të benzinës dhe të dizelit dhe kjo do të stimulojë biznesin. Ulja e çmimit të karburanteve u bë fakt dhe u ndje në mesin e verës së vitit të kaluar. Por që atëherë deri më sot çmimet e shërbimeve të transportit në Bullgari u ulën në mënyrë simbolike dhe jo kudo. Turizmi gjithashtu do të fitojë, sepse një pjesë të konsiderueshme të çmimit të pakove turistike dhe të udhëtimeve përbëjnë shpenzimet e transportit. Turizmi në Bullgari prodhon mbi 15% prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe në të vazhdimisht ose sidomos gjatë stinëve të caktuara punojnë qindra mijë bullgarë.
Në fund të fundit, bilanci i zhvlerësimi i naftës është kontradiktor. Në shikim të parë është mirë të paguash më pakë në pikën e karburantit, por ky zhvlerësim është në dëm të financave publike dhe kjo herët ose vonë do të ndihet nga secili bullgar.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..