Reagimet e solidaritetit të bullgarëve me viktimat e atentatit të përgjakshëm në Paris vazhdojnë. Tani për tani emocionet dominojnë, por shumë shpejtë do të hapin vend për refleksione. Refleksione për këtë, se rrezik për një tragjedi të tillë ka edhe në Bullgari.
Pas atentatit në Paris Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Svetllozar Llazarov deklaroi, se Bullgaria është ndër vendet, ku ekziston rreziku i terrorizmit. Aktualisht një kërcenim konkret për vendin nuk ka, por në vitin 2012 në aeroportin e Burgasit ishte kryer akt i përgjakshëm terrorist, gjatë cilit vdiqën 5 turistë izraelitë dhe një bullgar. Me gjithë se është i ndryshëm nga ai në Paris, ky akt i parë terrorist në historinë më të re të Bullgarisë gjithashtu ishte diktuar nga fanatizmi islam. Autorët e tij ende nuk janë zbuluar, por ka indikime, se ata, si dhe personat e dyshuar të atentatit në Paris, janë rritur dhe kanë jetuar në Perëndim.
Në Bullgari “xhihadistë vendas” nuk ka, por ka xhihadistë potencialë, që janë rritur dhe kanë mbaruar arsimin e tyre në shtete arabe dhe predikojnë islamin jo tradicional për të. Në fund të nëntorit të vitit të kaluar Prokuroria, Agjencia për Sigurinë Kombëtare dhe Ministria e Brendshme zhvilluan një aksion madhështor në 5 qytete kundër predikimit të islamit radikal, para së gjithësh në lagjet rome. Përkrahësit e tij kanë qëndrim, që imiton shumë sjelljen e përkrahësve të “Shtetit Islamik”. Ai që nuk beson, le të kërkojë në You Tube klip me demonstratën e tyre në qytetin Pazarxhik të Bullgarisë Jugore.
Një përfaqësues i grupazhit xhihadist “Shteti Islamik” përshëndet zjarrin kundër gazetarëve në Paris si pika e parë e hakmarrjes për fyerjen kundër islamit dhe shpreh bindjen, se atentatorët kanë ndjekur rrugën e “sheikut tonë Osama bin Laden” dhe të liderit të “Shtetit Islamik” Abu Bakr Al-Bagdadi. Rruga e po këtij Abu Bakr Al-Bagdadi, i cili para pak kohe shpalli, se “Shteti Islamik” planifikon të krijojë kalifat në Evropë dhe se vendi i parë në Ballkan, ku do të ngrihet flamuri i tij madhështor i zi, do të jetë Bullgaria.
Disa ditë para “xhihadit” në Paris Gjykata bullgare mori vendim për ekstradimin në Spanjë të tre xhihadistëve, të ndalur në kufirin tonë me Turqinë – një brazilian dhe dy marokenë, që kishin nisur për tu bashkuar me luftëtarët e “Shtetit Islamik” në Siri. Kazusi vërtetoi, se përveç se është objekt i interesit, Bullgaria është dhe shtet transit për xhihadistët.
Çfarë veprime dhe angazhime konkrete do të ndërmarrin autoritetet pas atentatit në Paris do të mësojmë së shpejti. Pa dyshim ato do të jenë në frymën e propozimit të BE që pritet javët e ardhshme për masa të reja në luftën kundër terrorizimit dhe të vendimeve të ministrave të jashtëm dhe të brendshëm të BE më 19 dhe 28 janar të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..