Paralelisht me fushatat bamirëse për kauza humanitare në kohën e Krishtlindjeve doli dhe një apel jo shumë i zakonshëm – të dhurojmë livadhe për citelet. Për këtë na fton nisma panevropiane Rewilding Europe (Për Evropë më të egër), synimi i së cilës është ta bëjmë Evropën kontinent me më shumë natyrë të egër që do të jetë në dobi edhe për qytetarët. Gjatë nëntorit të vitit 2014 mali bullgar Rodopet Lindore u bë pjesë e kësaj nisme, e cila parashikon të përfshijë vetëm 10 territore të ngjashme natyrore nga tërë Evropa, që janë më të përshtatshme të bëhen të egra.
Pse “Rodopet Lindore?
“Sepse ato janë një prej vendeve me larmi më të madhe biologjike në kontinent – shpjegon Stojço Stojçevi nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, i cili është udhëheqës i ekipit të Rewilding Rhodopes (Për Rodopet më të egra). – Kthimi tek natyra e egër për ne do të thotë ruajtja e habitateve të bimëve dhe kafshëve të rralla nga pyjet deri te kafshët e trasha. Një ekosistem po thuaj se i virgjër, i cili përben interes të madh për turistët. Mundësia që mund të vizitojnë këtë rajon, ku ka drerë dhe ujqer, kobëza që asgjësojnë mbetjet e viktimave të kafshëve të egra, e gjithë kjo është një përjetim unik.”
Një vend i rëndësishëm në këtë ekosistem zë citeli, i cili është në zhdukje për shkak të lërimit ose mbulimit me pyje të habitatit të tij – livadhet.
“Në Rodopet Lindore kanë mbetur vetëm popullime të vogla të izoluara të citelit – rrëfen z. Stojçev. – Ndërsa territoret, ku ende ka citele, tërheqin dhe shumë kafshë të tjerë. Ky brejtës i vogël është ushqimi i shumë zogjve grabitqarë, mes të cilëve është dhe shqiponja mbretërore, e cila është lloj i rrezikuar botërisht, sokoli i gjahut. Disa lloje të tjera kafshësh përdorin gropat e citeleve për strehim të tyre. Do më thënë aty ku ka koloni citelesh, është vend i jetës së pasur të egër.”
Prandaj nisma Rewilding Europe (Për Evropë më të egër) mbledh dhurime për blerjen e terreneve, të cilat në të kaluarën kanë qenë kullota, të përshtatshme për vendosjen e citelit. Janë përvijuar 10 hektarë habitate të citeleve në mal, të cilët kushtojnë rreth 25 000 euro. “Kemi mbledhur një të katërtën prej shumës, pjesa dërmuese prej saj janë dhurime nga jashtë – tregon z. Stojçev. – Ideja është që këto habitate konkrete të citelit të blihen nga organizatat ekologjike dhe të administrohen si kullota. Kullota qofsh për kafshët e egra, qofsh për kafshët shtëpiakë të banorëve vendas. Blerja e tyre do të garantojë, se ato nuk do të lërohen, se mbi to nuk do të ndërtohen godina, d.m.th. për kohë të përjetshme do të përdoren për natyrën.”
Kthimi i natyrës së egër në Rodopet Lindore filloi që në vitet 90 të shekullit të kaluar me përpjekjet e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në mbrojtjen e kobëzve kokëbardhë, që janë në zhdukje. “Ishin mbetur vetëm disa çifte, ndërsa tani janë 70, që është një sukses i madh”, komenton me kënaqësi Stojço Stojçevi. Pas kësaj atje u vendosën dy lloje drerësh, kuaj të egër dhe disa bizonë. Me ndihmën e Bashkimit bullgar të gjahtarëve dhe peshkatarëve më 21 janar do të vendosen aty 30 drerë të rinj.
Si mund të kontribuoni për kthimin e citelit në Rodopet Lindore mund të shihni këtu. Fushata të ngjashme Rewilding Europe (Për Evropë më të egër) organizon gjithashtu edhe për kthimin e bizonëve në Karpatet dhe për mbrojtjen e arinjve në Apeninet. Iniciativa ka për qëllim deri në vitin 2022 së paku një milionë hektarë toke të bëhen të egra, duke krijuar rajone të mrekullueshme me natyrë të virgjër të cilësisë botërore, bazë për një ekonomi të re, konkurruese dhe të qëndrueshme.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..