Piktorja e talentuar 29-vjeçare Kalina Danailova ka lindur në Sofje. Rruga e saj artistike fillon pikërisht këtu, në klasën e arteve figurative në Gjimnazin “Penço Sllavejkov”. Pastaj – një kurs të teknikës së filmit vizatimor në Akademinë e Artit Teatral dhe Kinematografik dhe arsim të lartë në Universitetin e Ri Bullgar, në degën e arteve vizuale. Në akademi “Brera” të Milanos ajo vazhdoi studimet e larta, në magjistraturë, në degën e vizatimit. Tashmë 6 vjet ajo jeton dhe punon në Milano të Italisë. Duke përpjekur t’i analizojë kundërshtimet e jetës bashkëkohore, Kalina Danailova është shumë e ndjeshme ndaj problemeve të lidhura me rritjen e popullsisë së planetit dhe ndaj sosjes së resurseve natyrore. Konsumimi i pamëshirshëm i tyre shkel baraspeshën e ekosistemit, në të cilin po jetojmë dhe provokon imagjinatën e Kalinës. Kështu, në punën e saj, ajo përdor më shumë materiale natyrore, në vend të produkteve prej plastmasës, të cilat e pengojnë ritmin natyror të jetës.
“Shumë nga elementet e veprave të mia janë prej materialeve natyrore – lëndë druri, dhe... Në fakt veprat e mia janë valixhe. Ato janë metalike. Me anë të tyre interpretoj botët tona të brendshme dhe tregoj këtë se si shpeshherë përpiqemi ta mbyllim natyrën në valixhet, në shtëpitë tona. Pikërisht kështu ajo vdes dhe kur e lejojmë që të dalë jashtë – ajo jeton. Ideja ime është që të përpiqemi t’i kthejmë këto bota të brendshme në valixhe, me të cilat do të mund të udhëtojmë në kohë dhe në hapësirë. Jo të përpiqemi ta konservojmë natyrën. Mesazhi im është: le të përpiqemi të dalim jashtë, në natyrë, jo ta mbyllim brenda vetvetes.”
Kalina është e ndjeshme edhe ndaj dhimbjes rreth nesh, ndaj humbjes së vlerave kryesore. Sipas saj kultura, morali, familja dhe miqësia janë të rëndësishme për mbrojtjen e kujtesës së secilit populli. Për këtë arsye ajo kthehet prapë për t’i gjetur simbolet. Figurat bëhen qendra të koncepcionit, bëhen mesazhe. Tryeza, llambadari, sendet e jetës sonë të përditshme, nuk janë vetëm mobile, janë simbole të vlerave, të cilat duhet t’i ruajmë. Dhoma e gjymit, e prezantuar si një skenografi fluturake, tryeza me darkë, pa prani njerëzore, parku, plot me rrënoja, për Kalinën janë simbole të gjërave, të cilat nuk na lejojnë t’i harrojmë të kaluarën, familjen, pafajësinë. Ato na mungojnë në jetën tonë bashkëkohore dhe duhet t’i kujtojmë për të vazhduar më tej.
“Puna ime është lidhur me provokacionin. Dëshiroj t’i provokoj njerëzit kështu që ata të fillojnë të mendojnë për kulturën. Për këtë se ne kemi nevojë për të për të jetuar. Të gjitha elementet e veprave të mia kanë ndonjë mesazh. Shkalla për mua është simbol i fluturimit të brendshëm, i etapës më të lartë të zhvillimit. Mendoj se njeriu kurrë nuk duhet të harrojë nga vjen, ku i ka rrënjët e veta. Fëmijëria ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kur je jashtë shtetit duhet të dish pse ndodhesh atje. Nuk mendoj se njerëzit duhet të emigrojnë për të larë pjata. Po të vendosin të emigrojnë, ata duhet të dinë pse e bëjnë këtë, çfarë kërkojnë. E mira është se sa më shumë udhëton njeriu, sa më shumë kultura takon, aq më shumë pasurohet ai. Por nostalgjia gjithmonë mbetet. Këtë që më qetëson është se e di pse ndodhem në Itali dhe kështu ndihem e qetë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: kalinart.com
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..