Bullgarishtja është një gjuhë indoevropiane me shumë dialekte. Të folmet e bullgarishtes dëgjohen jo vetëm duke udhëtuar nëpër vendin, por dhe jashtë shtetit. Të folmet arkaike hasen në rajonet e Trakisë Perëndimore, Maqedonisë, Dobruxhës Veriore, dhe në rajonet kufitare juglindore të Serbisë, të populluara kryesisht me bullgarë etnikë. Pra në çdo vend ku në të kaluarën është shtritë shteti bullgar. Sot çdokush mund të bëhet kureshtar dhe të klikojë mbi kartën interaktive të dialekteve, të hartuar nga Akademia Bullgare e Shkencave.
Në shekullin e IX-të bullgarishtja ka qenë e folme klasike e sllavishtes, por sot është një gjuhë “ekzotike” e Ballkanit, sepse dallohet nga gjuhët e tjera sllave, vë në dukje shkencëtarja Doc. Ana Koçeva nga Akademia Bullgare e Shkencave. Bullgarishtja ka tipare që nuk hasen në gjuhët sllave – nuk ka rasa, në vend të paskajores përdoret mënyra lidhore, koha e ardhme formohet në mënyrë analitike me lidhëz etj. “Kjo është e vetmja gjuhë sllavo-ballkanike në botë, pra ka tipare të gjuhëve sllave dhe njëkohësisht të gjuhëve të Ballkanit”, kategorike është Doc. Koçeva, e cila është njëra nga krijueseve të kartës së dialekteve bullgare.
Në këtë kartë janë hartuar 60 nga më se 100 të folmet e bullgarishtes. Po të klikoni mbi kartën interaktive, do të dëgjoni disa shprehje dialektore. Incizimet audio janë bërë nga shkencëtarët, të cilët kanë marrë intervistë me presona që flasin dialekt. Të folmet e bullgarishtes nuk kanë shumë dallime me njëra-tjetrën për sa i përket morfologjisë, por dallimet fonetike dhe leksikore janë të dukshme.
“Pikërisht mbi këto dallime është bërë ndarja dialektore e gjuhës bullgare – thotë Doc. Koçeva. – Nga karta e dialekteve bullgare mësojmë se cilat janë të folmet arkaike. Me ngjyrën e kuqe janë shënuar të folmet të cilat i afrohen gjendjes së gjuhës së vjetër bullgare. Ndërsa në ngjyrën blu dhe vjollcë janë shënuar të folmet të cilat kanë pësuar ndryshime të dukshme nga bullgarishtja e vjetër. Gjejmë po ashtu veçori dialektore për të cilat ka informacione suplementare pasi klikohet mbi simbolin “libër”. Po të klikoni mbi simbolin “mikrofon” do të dëgjoni shprehje autentike. Edhe sot e kësaj dite me kolegët nga Akademia Bullgare e Shkencave zhvillojmë ekspedita linguistike për të parë se ç’po ndodh me të folmet e bullgarishtes në terren. Pra, kjo kartë interkative është me zë.”
Karta e dialekteve bullgare është me prioritet të pasurohet. Çdokush i cili interesohet me ruajtjen e gjuhës sonë mund të dorëzojë incizim të të folmeve bullgare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..
Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një..