Në takimin urgjent në ditën e parë të punës të 2015-ës Zv/kryeministrja Meglena Kuneva, e cila kontrollon dikasteret kryesore, diskutoi me ministrat e punëve të brendshme, mbrojtjes, drejtësisë, zhvillimit rajonal dhe të bujqësisë problemet lidhur me refugjatët. Çështja e refugjatëve ua besua dy grupeve të punës. Urgjenca me të cilën qeveria nisi punën mbi këtë çështje është shenjë shqetësuese.
Në prag të festave të fundvitit Ministri i Punëve të Brendshme, z. Veselin Vuçkov tha se dikasteri i tij nuk mund ta përballojë valën e refugjatëve dhe mbrojtjes së policisë kufitare duhet t’i bashkohet dhe po ashtu ushtria. Mirëpo, sipas ligjit ushtria i bën rojë kufirit vetëm në rast lufte dhe Ministri i Mbrojtjes e kujtoi atë. U bëmë dëshmitarë të mosmarrëveshjeve dhe të transferimit të përgjegjësive mes dy dikastereve kryesore në vend.
E keqja është se autoritetet përgjegjëse nuk mund të marrin vesh me njëri-tjetrin pikërisht në moment kur pritet një valë e re refugjatësh dhe jo vetëm nga Lindja, por dhe nga Perëndimi. Disa shtete evropiane synojnë t’ia kthejnë 7 mijë refugjatë Bullgarisë. Sipas rregullores së Dublinit, Bullgaria duke qenë vendi i parë i cili i ka pranuar refugjatët, është e detyruar që t’i ripranojë ata. Është absurde kur një vend si Bullgaria është kritikuar se është jo mikpritëse për refugjatët, dhe njëkohësisht kritikët e saj të refuzojnë t’i pranojnë refugjatët. Kjo do të thotë se refugjatët janë mirë se ardhur vetëm në vendet e kufirit të jashtëm të BE-së, ku bie Bullgaria.
Në takimin urgjent të ministrave rreth çështjes së refugjatëve u bë e qartë se do të vazhdojë ndërtimi i gardhës me tela në kufirin Bullgari-Turqi dhe nuk do të merret në konsideratë kërkesa e organizatave për të drejtat e njeriut, të cilat duan stopimin e gardhës. Mirëpo, nuk u bë e qartë se kush do ta ndërtojë atë dhe me çfarë çmim.
Ministrat morën vendim që deri dy javë të paraqitet plani i veprimit ndaj refugjatëve numri i të cilëve pritet të rritet në Bullgari. Brenda këtij afati do të merret vendimi për ndërtimin e kampeve të reja të vendosjes së refugjatëve. Ministria e Mbrojtjes do të dorëzojë prona të cilat nuk shfrytëzohen. Kush do të paguajë për rehabilitimin e shtëpive?
Do të kërkohet dialogu me Komisionin Evropian për ndarjen e përgjegjësive që të mos ngarkohen vetëm vendet jugore me çështjen e refugjatëve. Problemi është i përbashkët dhe vendet e BE-së duhet ta zgjidhin atë së bashku, deklaroi Zv/kryeministrja Meglena Kuneva pas takimit urgjent. Këtë e kërkuan dhe përfaqësuesit e ish-qeverisë por deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga Brukseli. Bullgaria po ashtu thërret për firmosjen e marrëveshjes trepalëshe me Turqinë dhe Greqinë për masa të përbashkëta. Projekti i marrëveshjes është hartuar nga qeveria e mëparshme, por nuk ka reaguar asnjë vend.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..